Flash

Andi Bushati: Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Molla e zezë, “diamanti” që pritet të vijë edhe në Shqipëri

Lapsi.al 12 May 2019
Molla e zezë, “diamanti” që pritet të vijë edhe

Bota ku jetojmë ofron gjëra të mrekullueshme, shpesh të paarritshme për njeriun. I tillë është rasti i majave të larta të maleve të cilat ngrihen krenare dhe fshehin fenomene madhështore. Një nga fenomenet që ka lënë shumë njerëz gojëhapur është molla e zezë, e cila rritet në 10,000 metra mbi nivelin e detit, ose më saktë në majat e Tibetit. Bëhet fjalë për një vend shumë të paarritshëm për njerëzit e jo më për ushqimin. Por kjo mollë e varietetit të rrallë me emrin “Diamant i Zi” do të kultivohet edhe në Shqipëri.

Zija Keshi, fermeri i njohur dibran, i cili falë përkushtimit dhe pasionit për bujqësinë arriti që të krijojë dhe plantacionet e para, sot të mëdha, me frutat e rralla medicinale por të mirënjohura në botë për vlerat ushqyese si Aronia dhe Goji Berry, pritet që së shpejti të nis mbjelljen e një parcele eksperimentale me mollët e varietetit “Diamant i Zi’.

Ajo çfarë i bën këto mollë të veçanta janë vlerat e larta ushqyese ashtu si edhe shija unike e tyre që nuk ka të krahasuar me llojet e tjera të mollëve, pavarësisht shijes së tyre të mirë. Keshi thotë për AgroWeb.org se ai do të testojë fillimisht një parcelë të vogël për të parë nëse kushtet klimatike i përshtaten kushteve që varieteti i kësaj molle kërkon për t’u rritur.

Aktualisht, Keshi po kultivon me sukses frutat medicinale si Aronia, Goji Berry dhe Boronica. Që të treja këto fruta çmohen për vlerat e larta shëndetësore që kanë si dhe përdorimin e tyre në kura e trajtimeve të ndryshme për shëndetin e mirë. Kjo mollë është krejt ndryshe nga të tjerat. Ngjyra e saj është vjollcë shumë e errët që i përafrohet të zezës, sidomos në agim. Kjo mollë është shumë larg llojeve të tjera të këtij fryti.

Ndryshimi i parë qëndron tek ngjyra e cila vjen si pasojë e ekspozimit të tejzgjatur të frytit në rrezet e diellit. Çdo kafshatë e këtij fruti unik është kërce, dhe ndryshe nga mollët e tjera. Ashpërsia e tulit të frytit i atribuohet kushteve të rënda klimatike në majë të malit ku temperaturat bien ndjeshëm. Kur errësohet, bie ngrica duke ndikuar edhe tek fryti. Këto temperatura ndikojnë fort tek lëkura e frytit. Mollës së zezë i duhet të mbijetojë në këto kushte dhe formon një lëkurë më të trashë për t’u mbrojtur nga ngrica.

Kjo lëkurë e mbron dhe e ruan shijen e brendshme të mollës e cila përshkruhet si e jashtëzakonshme. Molla e zezë është një fryt shumë i ëmbël që nuk ka të dytë por për fat të keq është e paarritshme. Për t’u furnizuar me këtë diamant të vërtetë, njeriut i duhet një avion dhe shumë para. Mbledhja e frytit me duar është krejt e pamundur për njerëzit e thjeshtë, përveç atyre që janë të krimbur në para.

Njerëzit në Tibet, thonë se është më e lehtë të ngjitesh në Malin Everest se sa të këpusësh një mollë si kjo. Megjithatë, variante të kësaj molle janë parë të shiten në Azi, por vetëm me disa kokrra. Kjo për arsye të vështirësive që hasin fermerët për mbjelljen, rritjen dhe kultivimin e kësaj molle. Arsyeja kryesore është temperatura e ulët që mundëson rritjen e kësaj molle të çmuar e elitare. /marrë nga agroweb.org

Të këshilluara

Dalin detaje të reja për filmin "Aquaman 2"

Jason Momoa ishte i ftuar në “The Ellen Show” duke i surprizuar të gjithë pasi ishte pa mjekrën e tij të famshëm. Aktori i njohur foli edhe për filmin “Aquaman ...

19:10

Dhurimi i gjakut/ Çfarë duhet të dini

Dhurimi i gjakut është një akt human i cili shpëton jetë njerëzish. Gjaku i sigurt shpëton jetë dhe përmirëson shëndetin. Gjaku, përveçse një përbërës i rëndësi...

11:23

ide

Andi Bushati: Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI