Flash

Lleshaj flet për rrahjen e Sahit Dollapit: Policia të duronte edhe pak

Lapsi.al 12 May 2019
Lleshaj flet për rrahjen e Sahit Dollapit: Policia të duronte edhe pak

Në një deklaratë për mediat, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, duke u ndalur te dhuna ndaj ish-funksioniarit demokrat Sahit Dollapi, deklaroi se policët mund të duronin edhe pak.

Ai shtoi tha se protestuesit kanë hedhur bomba molotov ndaj policisë.

Lleshaj tha se nuk justifikon aspak dhunën e ushtruar ndaj policisë. Ai u shpreh se protestuesit janë i njëjti grup që kanë bërë 1997 dhe trazira të tjera, prandaj duhet reflektim edhe nga shoqëria.

“Policia ishte gjithë kohës në zjarr. Ajo përballoi zjarrin dhe bombat molotov të lëshuara nga masat. Ky është i njëjti grup që ka bërë demonstrata të frikshme dhe 1997. Dhjetëra efektivë policie janë shtruar në spital. Në rastin e dhunës ndaj një ish-funklsionari publik, që u dokumentua edhe në media, policia mund të kishte bërë më mirë. Forcat policore duhet të duronin edhe pak Mirëpo , mos harrojmë se policia ndodhej gjithmonë nën zjarr e dhunë.

Ky është po i njëjti grup, që kur kanë qenë në pushtet kanë vrarë 4 qytetarë në bulevard. Policia ka vepruar me përgjegjshmëri dhe efikasitet ndaj një grupimi që përdori sende të palejuara. Policia dhe qytetarët duhet të jenë sot bashkë kundër një destabilizimi të mundshëm të vendit. Forcat policore dhe qytetarët nuk do lejojnë vandalët që të veprojnë në kundërshtim me ligjin”, deklaroi Lleshaj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI