Flash

Grida Duma: Frika ime më e madhe pas divorcit

Lapsi.al 12 May 2019
Grida Duma: Frika ime më e madhe pas divorcit

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma vendosi t’i japë fund martesës 22-vjeçare me bashkëshortin, me të cilin ka edhe një djalë.

Sot Duma ishte e ftuar në “E Diell” në rubrikën “Këndi i së vërtetës” përballë Edi Manushit për të folur për disa detaje nga jeta e saj private, veçanërisht marrëdhënien me të birin.

Teksa sheh sesi djali i saj hedh shtat çdo ditë dhe ka hyrë në fazën e adoleshencës, Duma tregon se atij ka filluar t’i pëlqejë palestra dhe se nuk rri tërë kohës me iPad në dorë. Si çdo nënë, edhe Grida ka filluar ta përjetojë emocionalisht rritjen e tij.

“Më janë shtuar frikërat që po afrohen vitet që unë do të jem shumë më vetëm pa të”, ka rrëfyer me sinqeritet ajo.

Grida ka shtuar se nuk mund të jetë shoqe me të birin dhe kjo e ka një arsye të fortë:

“Nuk mund të jem shoqja e djalit tim sepse njeriu duhet të dijë distancën, ekuilibrin dhe rolet. Po e humbëm këtë, do të thotë se nuk mund ta guidoj. Unë shpresoj që të kem edhe ca vite që ta guidoj”, ka thënë ish-deputetja.

E pyetur për raportin që ka me paratë dhe jetën e luksit ajo u shpreh se familja e saj nuk e njeh jetën e luksit:

“Nuk bëj jetë luksi, të paktën im bir nuk e njeh çfarë do të thotë jetë luksi. Ai ka marrë gjithmonë dhe ka gëzuar teknologjinë që lë unë, nuk ka marrë njëherë një telefon të ri”.

/Top Channel

Të këshilluara

Sflilatat e Victoria Secret drejt fundit?

Kompania e Victoria’s Secret po mendon se sfilata e modeleve seksi nuk po ndiqet më aq shumë nga njerëzit dhe mund të mbyllet fare. Sfilata e muajit nëntor u pa...

14:02

Xhani Shqerra: Kam tri vite single sepse...

Xhani Shqerra, ishte sot përballë Fatmës dhe Aulonës në emisionin “Thumb”, për të na njohur me një anë tjetër që radhë e tregon në publik. Pas një drejtimi të g...

11:16

Rita Ora zyrtarisht ambasadore e UNICEF

Rita Ora ka fituar një post të rëndësishëm! Me anë një postimi në Instagram këngëtarja me origjinë shqiptare  ka njoftuar se është bërë ambasadore e organizatës...

09:33

Lady Gaga mbretëresha e Met Gala

Lady Gaga nuk ka konkurrencë! La në hije të gjithë edhe këtë vit në MET Gala, që u zhvillua në New York. Me kostumin e saj si matrioshkë, duke shpalosur 4 st...

13:19

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI