Flash

Sekuestrohen 53 mijë m2 tokë/ Jepen masat e sigurisë për 12 persona në Durrës

Prokuroria e Durrësit ka vënë nën hetim 12 persona, mes tyre edhe punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), të dyshuar për falsifikim dokumentesh, mashtrim, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Pas kërkesës së organit të akuzës, Gjykata ka caktuar masa sigurie nga “Arrest në burg”, “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim për […]

11:30

Goditja e Dollapit/ Zëri i Amerikës kundër ambasadës së ShBA

Lapsi.al 12 May 2019
Goditja e Dollapit/ Zëri i Amerikës kundër ambasadës së

"Kta te Ambasadës amerikane Tirane bëjnë mire ta dëgjojnë ndonjëherë edhe Zërin e Amerikës qe broadcast nga Uashingtoni... se me te njëjtat para paguhen..." - ka shkruar sot në Facebook, Andi Bejtja pas diferencës që u shfaq mes deklaratës së selisë së rrugës së Elbasanit dhe mënyrës si e komentoi VOA dhunën ndaj Sahit Dollapit.

Zëri i Amerikës ka shpërndarë një video të momentit kur forcat e rendit dhunojnë dhe arrestojnë më pas Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi.

Sait-Dollapi-dhuna1

“Një skuadër e shtuar policore, e armatosur dhe pajisur rëndë, arrestoi sonte në sheshin para parlamentit sekretarin organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, edhe pasi u identifikua si politikan, duke hequr maskën anti-gaz nga fytyra, i veshur civil dhe i pambrojtur me vetëm një celular në dorë. Forca të shumta policore janë vendosur përpara institucioneve kryesore, kryeministri dhe parlament, gjatë protestës së opozitës”, - shkruan VOA. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI