Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për protestën e opozitës. Veliaj thotë se Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj, teksa kujton dhe filmin e famshëm “Game of Thrones”.
“Kjo ndodh kur shikon shumë episode ‘Game of Thrones’ dhe e vetmja alternativë qeverisëse të duket zjarri i dragoit! Nisën si të dhunshëm, përfunduan si telendarë!
Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj! Puna, jo dhuna; e drejta, jo e liga; e mira, jo rrugaçëria – kjo triumfon!”, shkruan Veliaj.
