Flash

Disa fakte dhe disa sugjerime për konstituimin e institucioneve

Nëse për konstituuim Kuvendi duhet bashkëveprim me Listën Serbe, për votim qeverie duhet t’i jepen poste ministrore një serbi, një turku, një boshnjaku dhe një egjiptiani, si presim që të votohet Presidenti pa i dhënë asnjë asnjë post asnjë partie shqiptare?! Ose, si mund një subjekt politik me 53 mandate t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie serbe, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie turke, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie boshnjake, t’ia japë një zv.kryeministër për vetëm dy vota një partie turke, por të mos ketë gatishmëri t’ia japë asnjë post partive shqiptare, të cilat bashkë i kanë 47 deputetë?! 

17:07 Adriatik Kelmendi

Vdekja e majorit Klodian Tanushi, flamuri shqiptar ulet në gjysmështizë në bazën e NATO-s

Lapsi.al 11 May 2019
Vdekja e majorit Klodian Tanushi, flamuri shqiptar ulet në

Pas ndarjes nga jeta të majorit Klodian Tanushi, në bazen e NATO-s “Camp Arena” ne Herat Afganistan flamuri shqiptar eshte ulur ne gjysme shtize. Kontigjenti i V-te Paqeruajtes nderon vepren sublime te deshmoreve te rene Letoni. Majori 39-vjeçar nderroi jete ne spital, pa mundur t’u mbijetoje plageve ne shpërthimin e së hënës, ku u vra edhe 32- vjeçarja Zarife Hasanaj.

Klodian Tanushi ndodhej i shtruar në “RIGA EAST UNIVERSITY HOSPITAL”, në Letoni dhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjendja shëndetësore e tij ishte e rënduar. Mbrëmjen e djeshme, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Major Klodian Tanushi ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Më 20 dhjetor 2018 ishte dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të grupbatalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontingjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forcës, “Medaljen e Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje “Shërbimi në mision jashtë vendi” si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.

Të këshilluara

Moti, fundjava nis me rritje temperaturash

E shtunë, moti do të jetë me diell zonën perëndimore dhe prani të vranësirave në jug dhe juglindje të vendit. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shp...

09:01

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI