Flash

Disa fakte dhe disa sugjerime për konstituimin e institucioneve

Nëse për konstituuim Kuvendi duhet bashkëveprim me Listën Serbe, për votim qeverie duhet t’i jepen poste ministrore një serbi, një turku, një boshnjaku dhe një egjiptiani, si presim që të votohet Presidenti pa i dhënë asnjë asnjë post asnjë partie shqiptare?! Ose, si mund një subjekt politik me 53 mandate t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie serbe, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie turke, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie boshnjake, t’ia japë një zv.kryeministër për vetëm dy vota një partie turke, por të mos ketë gatishmëri t’ia japë asnjë post partive shqiptare, të cilat bashkë i kanë 47 deputetë?! 

17:07 Adriatik Kelmendi

Policia fillon hetimin pasi shpall “krim” review-t negative ndaj bizneseve pranë qeverisë

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

15:32

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Valbona Sako kandidatja e PS-së për Bashkinë Durrës

Lapsi.al 11 May 2019
Valbona Sako kandidatja e PS-së për Bashkinë Durrës

Vangjush Dako nuk do të jetë me kandidat i PS-së për Bashkinë Durrës. Mbrëmjen e djeshme socialistët kanë marrë vendim për të kandiduar në vend të tij drejtoreshën e Tatimeve, Valbona Sako. Emri i saj pritet të zyrtarizohet sot bashkë me kandidaturat e tjera të socialistëve. PS mbledh sot Kryesinë dy ditë para skadimit të afatit të regjistrimit të emrave në KQZ. Bashkë me emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie do të zyrtarizohen edhe emrat për anëtarët e këshillave bashkiakë. Duke mbetur tek Bashkia Durrës, ka zëra që thonë se Rama ka bërë një hap pas duke zgjedhur një emër të panjohur dhe jo me peshë elektorale, për t'i hapur rrugë në një farë mënyrë një kandidati të opozitës. Pra, le të themi se ka një marrëveshje për t'i lënë disa bashki të mëdha në vend opozitës. Mes këtyre bashkive bën pjesë edhe Durrësi. Deri më tani nuk dihet se kush do të kandidojë nga partitë e opozitës, qoftë edhe si kandidat i pavarur pasi PD-LSI nuk janë regjistruar në zgjedhje.

©LAPSI.al

 

Të këshilluara

Moti, fundjava nis me rritje temperaturash

E shtunë, moti do të jetë me diell zonën perëndimore dhe prani të vranësirave në jug dhe juglindje të vendit. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shp...

09:01

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI