Flash

Disa fakte dhe disa sugjerime për konstituimin e institucioneve

Nëse për konstituuim Kuvendi duhet bashkëveprim me Listën Serbe, për votim qeverie duhet t’i jepen poste ministrore një serbi, një turku, një boshnjaku dhe një egjiptiani, si presim që të votohet Presidenti pa i dhënë asnjë asnjë post asnjë partie shqiptare?! Ose, si mund një subjekt politik me 53 mandate t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie serbe, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie turke, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie boshnjake, t’ia japë një zv.kryeministër për vetëm dy vota një partie turke, por të mos ketë gatishmëri t’ia japë asnjë post partive shqiptare, të cilat bashkë i kanë 47 deputetë?! 

17:07 Adriatik Kelmendi

Policia fillon hetimin pasi shpall “krim” review-t negative ndaj bizneseve pranë qeverisë

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

15:32

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Tsipras i mbijeton mocionit në Kuvend

Lapsi.al 11 May 2019
Tsipras i mbijeton mocionit në Kuvend

Qeveria greke e Alexis Tsipras u votëbesua të premten për herë të pestë që prej ardhjes në pushtet. 153 deputetë të partisë SYRIZA dhe të pavarur u grupuan për t’i rezistuar mocionit të mosbesimit të kërkuar fillimisht nga opozita dhe më pas nga vetë kreu i kabinetit. Sikurse në dy ditët e mëparshme, debatet gjatë seancës plenare ishin të ashpra.

Ato u fokusuan kryesisht te paketa financiare dhe përfitimet sociale që kryeministri Tsipras bëri të njohura në fillim të javës për pensionstët dhe shtresat më të varfra të shoqërisë. “Masat sociale që prezantuam për vitet 2019-2021 do të jenë të përhershme. Ato shënojnë një agim të ri për vendin tonë, dhe vënë në vend drejtësinë e shpërblejnë sakrificat e shumë qytetarëve në këto vite të gjata krize,”-tha Tsipras.

Votimi erdhi rreth dy javë përpara se vendi të përgatitë dy procese paralele zgjedhore, që janë vendoret dhe europianet e 26 majit.

Sondazhet e nxjerrin partinë qeverisëse disa pak pas partisë kryesore opozitare, “Demokracia e Re”. Lideri i pakicës, Kirjakos Micotakis, i kërkoi kryeministrit Tsipras që nëse në zgjedhjet europiane partia e tij fiton më shumë mandate, qeveria duhet të bëhet gati për zgjedhje të parakohshme.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI