Sasitë e shproporcionuara të gazit lotsjellës të lëshuar nga policia përballë drejtorisë së Tiranës kanë qenë në atë masë sa kanë mbytur me mungesë frymëmarrjeje dhe djegie sysh edhe banorët e pallateve aty pranë.
“Megjithëse kemi mbyllur grilat dhe dritaret kemi lotim dhe djegie të forta në fyt. Gjendja po bëhet e padurueshme sidomos për fëmijët” - deklaroi për lapsi.al njëri nga banorët. Edhe të tjerë konfirmuan gjendjen emergjente që po krijohet nga shfazimi i policisë.
©Lapsi.al