Flash

Replikat/ Dhuna në protestë përplas Ramën me Metën

Lapsi.al 11 May 2019
Replikat/ Dhuna në protestë përplas Ramën me Metën

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta po e ndjekin hap pas hapi protestën e opozitës në qendër të Tiranës. Me komente në rrjetet sociale kreu i shtetit dhe numri “një” i qeverisë po japin mesazhet e tyre për atë që po ndodh. Fillimisht Rama bëri ironi me opozitën duke e quajtur atë “pa zë”.

“Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë "Aman ik!", ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t'i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s'ka ç'i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm” – shkroi fillimisht Rama.

Kur përplasjet nisën të ashpërsohen shkroi: “Respekt për trupat e Policisë së Shtetit që me profesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit përballë një turme të udhëhequr nga dëshpërimi i politikës qorre. Shërim të shpejtë për policët e plagosur dhe ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve”, shkruan Rama.

Nuk ka mbetur pas as Presidenti i Republikës që fillimisht reagoi se ishte “duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkon të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve”.

Më pas Presidenti i Republikës u bëri “sërish thirrje qytetarëve të distancohen nga aktet e dhunshme dhe nga individët, të cilët rrezikojnë policët”.

Por pas arrestimit të dhunshëm të sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapi, presidenti “u bëri thirrje sërish të gjithë individëve që të distancohen nga aktet e dhunës dhe Policisë së Shtetit të ruajë qetësinë dhe të evitojë përdorimin e panevojshëm të dhunës ndaj protestuesve” – shkruan kreu i shtetit që e mbyll me një reagim të fortë: "Situata para Drejtorisë së Policisë është absurde. Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici"©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI