Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Rama po aq i vlefshëm sa Thaçi për Kosovën (10 pika mbi samitin Brdo-Brijuni)

Lapsi.al 11 May 2019
Rama po aq i vlefshëm sa Thaçi për Kosovën (10 pika mbi

Çfarë na mësoi samiti i Brdo-Brijunit? Nga emri i vet nuk i mëson shumë shqiptarëve. Por nga periferia e tij na mëson shumëçka. Dhjetë pikat në vijim janë konkluzat që mund t'i nxjerr çdo shqiptar i sinqertë nga ky takim:

  1. Treshja Vuçiç-Thaçi-Rama takuan në Berlin dyshen Merkel-Macron, ndërsa në Tiranë takuan dyshen Mogherini-Dodik, të madhen pro-ruse të Evropës dhe të voglin pro-rus të "Republikës Srpska". Pra kjo treshe e ka zgjedhur orientimin e vet sllavo-rus-Putin. Samiti në Tiranë donte të zbuste efektet e Berlinit ku treshja mori një goditje fatale. Kjo treshe donte ta shtynte Tiranën të harronte Berlinin.
  2. Krerët e shtetit shqiptar u kujdesën që, përmes policisë, ta quanin ilegale protestën paqësore të Lëvizjes Vetëvendosje! kundër ardhjes së Vuçiçit dhe Dodikut në Tiranë. Përkundrazi, këta krerë e konsiderojnë ardhjen e Vuçiçit dhe Dodikut në Tiranë krejt të ligjshme. Sepse në thelb të pushtetit të tyre, cilido që është kriminel është i ligjshëm. Sa më i madh krimi, aq më i madh legjitimiteti. Samiti na dëfton pra orientimin inkriminues të shoqërisë prej qeverisjes Rama.
  3. Një prej drejtuesve të policëve në shesh qeshte kur numëroheshin krimet e Vuçiçit, besnik i Milosheviçit, dhe Dodikut, besnik i Karaxhixhit. Ky polic nuk ishte gjë tjetër veçse fytyra e intitucioneve të Ramës që qeshin me dhimbjen e shqiptarëve. Nuk bëhej fjalë për krime të rëndomtë, por për të zhdukur, për fëmijë të vrarë, gra të përdhunuara. Polici i Ramës është polici i një pushteti dhe jo një shteti. Sepse Rama, ky Skënderbe i Spiropalit, nuk është udhëheqës shteti, por shkatërrues i tij. Samiti na dëfton pra orientimin anti-institucional të qeverisjes Rama.
  4. Rama është miku i Vuçiçit, sepse ky ka premtuar mos me e njohë Kosovën, mos me njohë krimet e luftës, mos me leju që Kosova të integrohet në asnjë institucion ndërkombëtar, me punu që Kosovës t’i pakësohen njohjet si shtet i pavarur. Rama sot për Kosovën është i vlefshëm sa Thaçi, ndërsa për Republikën e Shqipërisë sa për pesë oligarkët e vet. Samiti na dëfton orientimin antikombëtar dhe antihuman të qeverisjes Rama.
  5. Ky lloj samiti vlen pra aq sa vlen edhe largimi i shqiptarëve të dëshpëruar prej Shqipërisë dhe Kosovës në vitet e fundit. Ramës i vlejnë oligarkët e tij tregtarë, mallrat serbë dhe rrënimi i mallit bujqësor shqiptar. Në fund të fundit, atdheu është vendi ku njeriu prodhon dhe ndërton veten. Samiti tregon se politika e qeverisjes Rama punon për largimin e shqiptarëve prej prodhimit dhe prej atdheut.
  6. Si udhëheqës i denjë ai i mbron interesat ekonomikë të Serbisë deri në fund. Ai është sot avokati mbrojtës i njeriut më të diskredituar në Kosovë, Thaçit, dhe lobuesi më punëtor i besnikut të Milosheviçit, Vuçiçit. Pra qeverisja e Ramës është përpjekje për reabilitimin e krimeve të Serbisë dhe figurës së Thaçit, përpjekje për stabilizimin e shtetit të Serbisë në rajon.
  7. Mogherini nuk ka faj. Ishte e vogël kur Millosheviçi thyente kafka dhe hapte varre. Ndërsa shoku i saj Vuçiç ishte tashmë një fëmijë sadist. Dodiku ka zgjedhur për figurë të vetën Karaxhixhin meqë aty ku lindi nuk mund të zgjidhte atë të Xhek Kasapit. Sa për Thaçin, ne e njohim të gjithë: është dhe idioti i Platonit, por edhe i ligu i vendit të vet. Ky kërkon t’i japë Serbisë shumë më tepër se ç’i dha tashmë Malit të Zi. Lidhja e këtyre personave në karrierizëm, perversitet dhe hajni po përkryhet. Samiti dëftoi se kësaj arradhe duhet t’i shtohet përfundimisht edhe Rama që deri ca muaj më parë qëndronte i heshtur. I takon Ramës tashmë të deklarojë: we are not problematic guys.
  8. Për çfarë vlente pra ky samit me dy udhëheqës fashist serbë brenda: thjesht për të fyer familjet e viktimave në Kosovë, për të fyer nënat e Gjakovës dhe tërë Kosovës, për të fyer familjen Jashari dhe familjet e tërë dëshmorëve, për të dëmtuar pavarësinë e Kosovës, për të fyer shqiptarët në Republikën e Shqipërisë. Ky samit, me fashistë brenda, drejtohet kundër historisë së shqiptarëve.
  9. Përmes këtij samiti, drejtuesit e institucioneve shqiptare u dukën se dëshironin t’i dëftonin tërë ndërkombëtarëve se populli, përfaqësues të të cilit nuk janë, nuk është subjekt politik pasi i harron shpejt krimet që ka pësuar në trup e në shpirt të vet. 
  10. Por ky samit vlente para së gjithash për të na dëftuar ne të tërëve se Rama, Vuçiç, Thaçi, Mogherini dhe Dodik bëjnë punën e Putinit dhe janë larg prej Berlinit sa dhe larg prej Shteteve të Bashkuar.  *Autori Elvis Hoxha eshte filozof,  aktivist i levizjes vetëvendosje

Të këshilluara

E majta që po vdes në llogoret e luftës

Një polemikë që rindizet në mënyrë ciklike për trashëgiminë e luftës së dytë botërore, po përpiqet ta mbajë me kokën nga e shkuara të majtën e cfilitur shqiptar...

15:27

Komenti/ Një falenderim për Sali Berishën

Sali Berisha mund të ketë shumë krime, mëkate dhe padrejtësi mbi shpinë, por sot, në perëndim të karrierës së tij politike, i duhet njohur një meritë e pamohues...

18:29

Platforma zhgënjyese e opozitës

Opozita i ka zhgënjyer sot të gjithë ata që i kërkojnë prej kohësh një platformë për konceptimin e një qeverie tranzitore që ajo e sheh si zgjidhjen e krizës ak...

13:33

Rama doli kokëulur nga Merkel

Angela Merkelit i ka ndodhur e njëjta gjë me ata që janë gënjyer gjatë nga Rama; refuzimi për ta kredituar sërish. Ky mund të ishte konkluzioni i takimit të shk...

20:15

A po ndodh një risi në botën shqiptare?

Filizat e risive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë Veriore? 1.  E mora, të cituar nga shkrimi i një autori tjetër të botuar në “Koha Ditore” pikë...

12:01

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI