Flash

Pamjet rrëqethëse/ Si e dhunon policia sekretarin e PD-së, Sahit Dollapi (VIDEO)

Lapsi.al 11 May 2019
Pamjet rrëqethëse/ Si e dhunon policia sekretarin e PD-së, Sahit

Policia ka dhuruar sot një spektakël makabër të denjë për kohën e Kilit të Pinoçetit. Pasi ka humbur durimin dhe lënë nervat ajo ka filluar të godasë duke mos pyetur për ligj. Viktimë e kësaj barbari ka rënë edhe sekretari organizativ i PD dhe ish drejtori i CEZ, Sait Dollapi.

Një grup policës i kanë kërkuar atij që po qëndronte në mënyrë paqësore në rrugë të hiqte maskën kundra gazit lotsjellës. Pasi ak ka rrefuzuar të bëhej viktimë e gazit, ka vrapuar për tiu larguar policëve. Por në këtë moment është penguar në tokë dhe është shtrirë në asfalt.

Lexo më tej:

Andi Bushati:Ajo një orë kur protesta e mundi Ramën

Në këtë moment një bandë prej pesë gjashtë efektivësh të veshur me mburoja dhe skafandra janë vërsulur me shkopa gome mbi protestuesin e shtrirë në mënyrë difensive në tokë. Pamjet janë barbare dhe ushtrim i një dhunë shproporcionale që tregon se policinë e kanë lënë nervat. Kur i kishte të gjitha mundësit ta neutralizonte Dollapin dhe ta merrte qetësisht atë efektivët janë sulur mbi të me një furi kriminale.

Lulzim Basha mbajti menjëherë një deklaratë për media duke thënë se Dollapi bëri çështë e mundur gjatë gjithë protestës të mbronte policinë nga zemërimi i turmave dhe deklaroi se ai është dhunuar me urdhër të Ramës dhe Lleshit. ©Lapsi.al 

https://video.syri.net/upload/videos/2019/05/u1hK3sPkgmV6fe9uWKCk_11_914e06f86ea3946ff4096a536d27f814_video_720p_converted.mp4

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI