Flash

Disa fakte dhe disa sugjerime për konstituimin e institucioneve

Nëse për konstituuim Kuvendi duhet bashkëveprim me Listën Serbe, për votim qeverie duhet t’i jepen poste ministrore një serbi, një turku, një boshnjaku dhe një egjiptiani, si presim që të votohet Presidenti pa i dhënë asnjë asnjë post asnjë partie shqiptare?! Ose, si mund një subjekt politik me 53 mandate t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie serbe, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie turke, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie boshnjake, t’ia japë një zv.kryeministër për vetëm dy vota një partie turke, por të mos ketë gatishmëri t’ia japë asnjë post partive shqiptare, të cilat bashkë i kanë 47 deputetë?! 

17:07 Adriatik Kelmendi

Policia fillon hetimin pasi shpall “krim” review-t negative ndaj bizneseve pranë qeverisë

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

15:32

Ngadalësohet procesi i formimit të ushtrisë së Kosovës

Lapsi.al 11 May 2019
Ngadalësohet procesi i formimit të ushtrisë së Kosovës

Janë bërë gati pesë muaj prejse pakoja e projektligjeve për formimin e Ushtrisë së Kosovës është votuar në Kuvendin e Kosovës (dhjetor 2018) dhe më pas është dekretuar nga presidenti Hashim Thaçi për zyrtarizim. Rrjedhimisht tri projektligjet që i dhanë mision shtesë FSK-së hynë në fuqi në janar të këtij viti.

Nga Ministria e Mbrojtjes kanë bërë të ditur se deri më tash ka përfunduar procesi i rekrutimit të 650 ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Procesi i transformimit, sipas tyre, është në përfundim të fazës së përcaktimit dhe harmonizimit të dokumenteve nënligjore, që rregullojnë organizimin dhe funksionalizimin e FSK-së sipas misionit të ri.

Por ekspertët e çështjeve ushtarake dhe të sigurisë konsiderojnë se këto procedura është dashur të kryhen për një periudhë më të shpejtë kohore. Sipas tyre, çështja e ristrukturimit është dashur të rregullohet brenda tremujorit të parë pas bërjes së Ushtrisë, shkruan Gazeta “Zëri”.

Ngecje në procesin e transformimit sipas tyre, pos në ristrukturim, ka pasur edhe në disa pika të tjera. Deri më tash, siç ata janë shprehur, do të duhej që Shtabi i FSK-së të veçohej, të formësohej me një aktivitet ushtarak, në mënyrë që të shihej se si mund të funksionojë me detyra shtesë ushtarake. Ngecja e tretë sipas ekspertëve të sigurisë ka të bëjë me mosvënien e figurave të reja nëpër udhëheqje të shtabeve, komandave e njësive më të ulëta.

Të këshilluara

Moti, fundjava nis me rritje temperaturash

E shtunë, moti do të jetë me diell zonën perëndimore dhe prani të vranësirave në jug dhe juglindje të vendit. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shp...

09:01

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI