Flash

Policia fillon hetimin pasi shpall “krim” review-t negative ndaj bizneseve pranë qeverisë

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

15:32

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Mesazhi i fundit i major Tanushit: Urime Shqipëri 10-vjetorin në NATO

Lapsi.al 11 May 2019
Mesazhi i fundit i major Tanushit: Urime Shqipëri 10-vjetorin në NATO

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë edhe majori Klodian Tanushi, si pasojë e marrjes së plagëve të rënda pas shpërthimit të një mine gjatë zbatimit të misionit të NATO-s, “Enhanced Forward Presence”, ku ra në krye të detyrës edhe nëntetarja, Zarife Hasanaj, ndërsa mbeti i plagosur rreshteri Julian Kapaj.

Në videon e bashkëngjitur më poshtë të publikuar nga faqja zyrtare në “Facebook” e Ministrisë së Mbrojtjes, komandanti i kontigjentit ushtarak, Tanushi, ka përcjellur pak javë më parë mesazhin e tij të fundit nga baza ushtarake e “Camp Adazi”-t, me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Organizatën e Atlantikut të Veriut.

 

https://www.youtube.com/watch?v=X9sV9hLsEPs

 

“Kontigjenti i katërt EOD me mision në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut në Letoni është i përbërë nga 21 ushtarakë të cilët kryejnë detyra të ndryshme në shtabin e brigadës letoneze, në shtabin e grupbatalionit si dhe në përbërje të kompanisë multinacionale të mbështetjes në luftime. Misioni i kontingjentit EOD është të mbështesë me të gjithë elementët EOD në repartet e këtij grupbatalioni ku kryhen detyra të ndryshme si asgjësimin logjistik të municioneve, asgjësimin e municioneve të rënda konvencionale, asgjësimin e pajisjeve eksplozive të improvizuara, pastrimin e zonave të infektuara me municione të paplasura, si dhe kryen për njohjen, identifikimin e municioneve konvencionale të NATO-s dhe ish-traktatit të Varshavës. Urime Shqipëri 10-vjetorin në NATO”, është  shprehur majori i ndjerë që u shpall "Dëshmor i Atdheut", së bashku me efektiven Hasanaj.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI