Flash

Sekuestrohen 53 mijë m2 tokë/ Jepen masat e sigurisë për 12 persona në Durrës

Prokuroria e Durrësit ka vënë nën hetim 12 persona, mes tyre edhe punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), të dyshuar për falsifikim dokumentesh, mashtrim, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Pas kërkesës së organit të akuzës, Gjykata ka caktuar masa sigurie nga “Arrest në burg”, “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim për […]

11:30

Jehonë në mediat italiane: Përplasje në Tiranë, kërkohet largimi i qeverisë

Lapsi.al 11 May 2019
Jehonë në mediat italiane: Përplasje në Tiranë,

Protesta e opozitës e kësaj të shtune në Tiranë ka bërë jehonën e medieve italiane.

“Corriere della Sera” shkruan se “protesta e 12-të e opozitës së qendrës së djathtë ka kërkuar sërish zgjedhje të parakohshme dhe largim të qeverisë socialiste të akuzuar se fitoi pas lidhjeve me krimin e organizuar. Policia përdori lëndë lotuese për të larguar protestuesit”.

“Ansa” shkruan se Tirana u përfshi nga incidentet pasi opozita e drejtuar nga Lulzim Basha zbriti sërish në shesh për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama për të sjellë një qeveri tranbzitore që do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme. “Bomba molotov, gurë dhe tymuese u hodhën nga manifestuesit në godinën e qeverisë dhe atë të parlamentit” – raporton “Ansa”.

Ndërsa “RAI” raporton se mbi 1500 policë ishin mobilizuar për manifestimin e së shtunës. “Godinat qeveritare ishin blinduar me forca policie” – shkruan Rai ndërsa shton se prej shkurtit opozita ka braktisur parlamentin duke dorëzuar mandatet e deputetëve.

“Il Messaggero” shkruan se në Tiranë pati përplasje mes protestuesve dhe policisë e cila përdori lëndë lotuese për të shpërndarë turmat. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shihni si goditet me grushta Sait Dollapi

Policia ka dhunuar sekretarin organizativ të PD-së, Sait Dollapin. Pamjet filmike tregojnë momentin kur Sait Dollapi dhunohet dhe tërhiqet zvarrë nga policia...

22:04

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI