Flash

Disa fakte dhe disa sugjerime për konstituimin e institucioneve

Nëse për konstituuim Kuvendi duhet bashkëveprim me Listën Serbe, për votim qeverie duhet t’i jepen poste ministrore një serbi, një turku, një boshnjaku dhe një egjiptiani, si presim që të votohet Presidenti pa i dhënë asnjë asnjë post asnjë partie shqiptare?! Ose, si mund një subjekt politik me 53 mandate t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie serbe, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie turke, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie boshnjake, t’ia japë një zv.kryeministër për vetëm dy vota një partie turke, por të mos ketë gatishmëri t’ia japë asnjë post partive shqiptare, të cilat bashkë i kanë 47 deputetë?! 

17:07 Adriatik Kelmendi

Policia fillon hetimin pasi shpall “krim” review-t negative ndaj bizneseve pranë qeverisë

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

15:32

Habit hajduti shqiptar: Nuk hyra për të grabitur nga dritarja! Dera ishte e mbyllur dhe më pihej ujë

Lapsi.al 11 May 2019
Habit hajduti shqiptar: Nuk hyra për të grabitur nga dritarja! Dera

Dy shqiptarë janë dënuar me burg nga gjykata e Vannes në Francë, pasi akuzohen për disa vjedhje.

Në harkun kohor të dy javëve, në Mars të vitit 2018, banorët e Arzal, Vannes, Saint-Thuriau dhe Baud kishin denoncuar vazhdimisht në polici, se banesat e tyre kishin rënë pre e grabitësve. Atyre u ishin vjedhur bizhuteri, telefona celularë, kompjuter, armë, sende dekorative dhe para.

Por përveç denoncimeve të vazhdueshme, banorët e kujdesshëm kishin vënë re edhe lëvizjet dyshuese të një mjeti tip “Audi A4”, që lëvizte nëpër rrugë. Më 19 Mars në Muzillac, ky automjet u pa nga një patrullë e xhandarmërisë, teksa po dilte nga një shtëpi. Dy shqiptarët ishin brenda saj dhe në duar kishin kaçavida dhe dorashka.

Pas një kontrolli të ushtruar nga policia, atyre në automjet iu gjetën një tablet, një kompjuter, buzhuteri dhe para. Më pas xhandarmëria u kishte marrë telefonat celular ku kishte zbuluar foto e sendeve të vjedhura. Bazuar në këto fakte, policia kishte bërë ndalimin e tyre të menjëhershëm.

Të arrestuarit më 19 Mars janë shqiptarët Lavdrim Dakfu 24-vjeç dhe Xhevahir Mema 29 vjeç, të cilët jetonin në Vannes. Pas ndalimit ata kishin kundërshtuar efektivët duke pretenduar se bizhuteritë i kishin gjetur në rrugë dhe se kompjuterin dhe tabletin i kishin blerë në lagjen Kercado në Vannes.

Por asgjë nuk ishte marrë në konsideratë pasi faktet flisnin vetë. Nga hetimi u zbulua se shqiptarët kishin bërë transferta parash nga Vannes për në Shqipëri, ku shuma e përgjithshme mund të arrinte në 4,000 euro. Gjithashtu së fundmi kishin blerë edhe makinën tip “Audi A4” në Saint-Avé, të cilën më pas e përdorin për të grabitur.

Por më 9 Maj, dy të rinjtë dolën para gjykatës duke bërë edhe deklarata të pakujdesshme.

“Dua të kthehem në vendin tim. Këto para i kemi ruajtur nga azili. Unë nuk kam bërë asgjë. Dua të kthehem në vendin tim dhe jo të vdes këtu në burg”, është shprehur Lavdrim Dakfu 24-vjeç.

Ndërsa 29-vjeçari ishte shprehur se në momentin kur policia i kishte kapur në flagrancë, ai kishte hyrë në banesë për të pirë ujë dhe jo për të grabitur.

“Në Muzillac, po kërkoja ujë. Meqë askush nuk u përgjigj në atë shtëpi u detyrova të hapja dritaren”, ka thënë Xhevahir Mema.

Duke iu kundërpërgjigjur shqiptarëve, Alexis Mihman, zëvendësprokuror tha: “Këta dy persona janë gënjeshtarë dhe frikacakë. Ata po bëjnë një lojë të madhe me fjalë, por nuk do fitojnë asgjë. Ata bërtasin për fatin e tyre , sepse i pret burg. Nuk mendojnë fare për personat që u kanë vjedhur pasurinë dhe për shokun e madh psikologjik që u kanë shkaktuar. Ata në fakt kanë krye 12 vjedhje, por vetëm 5 prej tyre janë faktuar deri më tani. Ata vepruan si një bandë e organizuar. Përgjimi i telefonave të tyre zbuloi për vjedhjet që ata kanë kryer. Unë kërkoj nga 30 muaj burg për secilin”.

Duke i shpallur fajtorë, gjykata vendosi masa lehtësuese ku dha 2 vjet burg për Lavdrim Dakfun dhe 1 vit e 6 muaj burg për Xhevahir Memën.

Të këshilluara

Moti, fundjava nis me rritje temperaturash

E shtunë, moti do të jetë me diell zonën perëndimore dhe prani të vranësirave në jug dhe juglindje të vendit. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shp...

09:01

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI