Flash

Ekskluzive/ Holanda i jep azil politik policit që ndaloi makinën e Saimir Tahirit

Lapsi.al 11 May 2019
Ekskluzive/ Holanda i jep azil politik policit që ndaloi makinën e

Antonio Nazeraj, ish oficeri i policisë së qarkullimit në Fier, që ndaloi ‘Audin’ e famshëm të Saimir Tahirit, ka përfituar azil politik në Holandë. Lajmi konfirmohet për Lapsi.al nga vetë Nazeraj. “Jam i lumtur që Holanda më dha mbrotje, mua dhe familjes time”, tha Nazeraj për Lapsi.al

Por përpara se të mbërrinte në Holandë, ish oficeri i policisë ka hequr një kalvar të gjatë peripecish në Shqipëri fill pasi ndaloi në rrugë makinën e ish-ministrit Saimir Tahiri, makinë që përdorej për trafik droge nga kushërinjtë e tij, vëllezërit Habilaj. Këta të fundit janë në burg si pjesë e grupit kriminal që trafikonte kanabis nga Shqipëria në Itali.

Në vitin 2014 Antonio Nazeraj gjatë një kontrolli rutinë në rrugë, ka ndaluar ‘Audin’ me targë 003 dhe ka shoqëruar në komisariat vëllezërit Moisi dhe Artan Habilaj, të cilët udhëtonin me makinën e ish-ministrit në rrugën Fier-Levan nën shoqërinë e dy vajzave. Vetë Nazeraj ka treguar më pas gjatë një interviste se shoqërimi i tyre në komisariat nuk ka zgjatur as 10 minuta për shkak të ndërhyrjeve “nga lart”.

Kuptohet që ndërhyrje të tilla vinin vetëm prej Saimir Tahirit, asokohe Ministër i Brendshëm. Pas kësaj ngjarje SHKB-ja nisi ta survejonte oficerin Nazeraj dhe të inskenonte një rast korrupsioni për dënimin e tij. Për t’u dukur i ‘besueshëm’ ky inskenim, bashkë me të përfunduan në Prokurori edhe dy kolegë të tij; Bledar Naçi dhe Benard Feza. Të tre këta oficerë akuzoheshin se i kishin marrë 8 mijë lekë të reja një shtetasi. Por në fakt motivi i kallëzimit ishte thjesht sepse Anonio Nazeraj kishte guxuar të ndalonte dhe shoqëronte në burg kushërinjtë e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Pas këtij rasti Antonio Nazeraj dha dorëheqje nga Policia e Shtetit dhe u largua në Holandë për të kërkuar azil. Në gusht të vitit 2018 gjatë një interviste për median holandeze “Eenvandaag”, Nazeraj shprehej i frikësuar se nëse nuk merrte azilin, kthimi në Shqipëri do t’i kushtonte jetën.  “Kur të kthehem në Shqipëri, jam 100 për qind i vdekur”, deklaronte Nazeraj.

Por më pas autoritetet holandeze vendosën në favor të tij duke i dhënë të drejtën për të jetuar dhe punuar në vendin e tyre. Sa i përket vëllezërve Habilaj, aktualisht ata vuajnë dënimin me burg në Itali, ndërsa në Shqipëri vijon procesi gjyqësor ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI