Flash

Disa fakte dhe disa sugjerime për konstituimin e institucioneve

Nëse për konstituuim Kuvendi duhet bashkëveprim me Listën Serbe, për votim qeverie duhet t’i jepen poste ministrore një serbi, një turku, një boshnjaku dhe një egjiptiani, si presim që të votohet Presidenti pa i dhënë asnjë asnjë post asnjë partie shqiptare?! Ose, si mund një subjekt politik me 53 mandate t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie serbe, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie turke, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie boshnjake, t’ia japë një zv.kryeministër për vetëm dy vota një partie turke, por të mos ketë gatishmëri t’ia japë asnjë post partive shqiptare, të cilat bashkë i kanë 47 deputetë?! 

17:07 Adriatik Kelmendi

Policia fillon hetimin pasi shpall “krim” review-t negative ndaj bizneseve pranë qeverisë

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

15:32

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Çfarë do të ndodhë sot në Tiranë? PD kërkon leje deri në mesnatë për protestën, policia jep vetëm 2 orë

Lapsi.al 11 May 2019
Çfarë do të ndodhë sot në Tiranë? PD kërkon

Opozita e bashkuar do të protestojë sërish sot para Kryeministrisë me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama, dhe krijimin e qeverisë tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të lira. Qytetarët janë thirrur nga opozitarët të protestojnë sot në 18:30 përpara kryeministrisë. Opozitarët kanë kërkuar leje deri në mesnatë, ndërsa në përgjigje policia e Tiranës, ka dhënë leje për të protestuar deri në orën 20:30.

Të paktën 1500 efektivë të policisë pritet të jenë të angazhuar sot në terren për mbarëvajtjen e protestës së opozitës. Përveç forcave të policisë godina e Kryeministrisë, nga ana tjetër është e rrethuar me gardh metalik, një masë e shtuar e policisë për të shuar çdo skenar të mundshëm që mund të kenë protestuesit. Gjithashtu efektivët e policisë do të jenë të pajisur me maska kundragaz.

Në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” policia ka instaluar kamera me rezolucion të lartë për t filmuar cdo person të dhunshëm apo që cenon rendin publik. Turmat do të monitorohen nga godinat e larta,nga forcat RENEA dhe efektivët e gardës. Masa sigurie do të ketë edhe në institucione të tjera të pozicionuara në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”.

Në gatishmëri do të qëndrojnë dhe autobotet me ujë për të shpërndarë turmat si edhe shërbimi zjarrfikës dhe ai shëndetësor. Pasdite pritet që të ketë edhe kufizime trafiku në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët lidhëse me të.

Të këshilluara

Tsipras i mbijeton mocionit në Kuvend

Qeveria greke e Alexis Tsipras u votëbesua të premten për herë të pestë që prej ardhjes në pushtet. 153 deputetë të partisë SYRIZA dhe të pavarur u grupuan për ...

12:17

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI