Flash

Policia fillon hetimin pasi shpall “krim” review-t negative ndaj bizneseve pranë qeverisë

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

15:32

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Ceremonia për 6 muajt e ekstremistit Kacifas, shihni çfarë ndodhi sot në Bularat (FOTO & VIDEO)

Lapsi.al 11 May 2019
Ceremonia për 6 muajt e ekstremistit Kacifas, shihni çfarë

Në fshatin Bularat të Dropullit u zhvillua sot një ceremoni përkujtimore për 6 muajt e vdekjes së ekstremistit grek Kostandin Kacifas. Familjarë dhe të afërm të tij, si dhe të ardhur nga Greqia, u mblodhën për një meshë në kishën e fshatit dhe më pas shkuan në varreza për të bërë homazhe.

I pranishëm në këtë përkujtimore ishte edhe konsulli grek i Gjirokastrës, Lambros Kakikis. Më herët gjatë mëngjes policia shqiptare në Kakavijë kishte ndaluar hyrjen në vendin tonë të 9 shtetasve grekë. 5 prej tyre janë kthyer mbrapsht pasi cënonin sigurinë publike dhe 4 prej tyre për mos-plotësim të kushteve për udhëtimin drejt Shqipërisë.

Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje. Lapsi.al sjell foto dhe video nga ceremonia në fshatin Bularat.

[video width="640" height="368" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/05/60464284_412646639317343_2799392496232434357_n.mp4"][/video]

[video width="640" height="368" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/05/60536656_592090367956984_5342675994935648661_n.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI