Flash

Ajo një orë kur protesta e mundi Ramën

Lapsi.al 11 May 2019
Ajo një orë kur protesta e mundi Ramën

Protesta e opozitës dha një mesazh: Edi Rama mposhtet me tru, ndoshta shumë më lehtë sesa me muskuj.

Këtë të shtunë u provuan të dyja rrugët. Idhtarët e PD -LSI ndoqën skenarin që kanë përshkruar për muaj me radhë, duke tentuar pushtimin e kryeministrisë, duke shpërthyer gardhet përreth sallës së parlamentit, duke bllokuar rrugët dhe duke u përleshur me policinë. Por sot aksionin e tyre e alternuan edhe me një formë tjetër.

Më shumë sesa bombat molotov, levat dhe gurët, ka mjaftuar një projektor i thjeshtë për të bërë gjithë efektin që nuk e krijuan dot të parat.

Për një orë rresht, mbi fasadën e zyrës me flutura të piktorit, mbi markizën e artistit me famë botërore Philippe Parreno, mbi sallën cod të propoganduar si vendi par exellece i derdhjes së mendimit të lirë, kanë vërshyer disa të vërteta rënqethëse. Për gjatë gjithë kësaj kohe, në mediat që transmetonin live, janë pasqyruar slloganet që demaskonin shtetin e drogës, ministrat e kanabisit, oligarkët që përfitojnë miliarda nga ajo godinë.

Lexo më tej:

Fotot/ Si e përdhosën protestuesit zyrën e Ramës

Opozita me projektorë në drejtim të Kryeministrisë: Shqipëria si Europa

Pra majftoi një lëvizje e vetme, një gjetje fine, që selia që e shohim për ditë në ekrane me maskën që i vesh propaganda, të na shfaqej me fytyrën e saj të vërtetë.

Edhe nëse do të kishte qenë e gatshme të paguante miliona, opozita nuk do ta kishte realizuar dot një fushatë publicitare negativiste, në ato prmasa që e arriti për 60 minuta të vetme.

Edh nëse do të kishte kërkuar imazhe më të mira për ti shpërndarë mediave perendimore, ajo nuk do të gjente dot rrugë me efikase.

Pas saj, vërtet që Tirana i’a vlen të mendojë të zhvillojë edhe “turizmin e protestave”, ku gjithkush mund të vëzhgojë se sa pak mund duhet dhe sa lehtë mund të çmontohet një makineri e koracuar gënjeshtrash.

Natyrisht, vënia në pah e kësaj diference s’do të thotë aspak se dhuna ndaj regjimit të Ramës nuk është e përligjur. Ndaj një kaste që grabit vota për të fituar legjitimitet dhe pastaj zhvat pasuri publike për të siguruar vota, asnjë mjet beteje nuk është i pa moralshëm. Por, përpjekja tre mujore e rrugës radikale na dëshmoi një të vërtetë të madhe. Ajo tregoi se dhuna nuk mund të funskionojë ndaj një klike qeveritare dhe ka tubuar në armatën e saj edhe policinë politike edhe banditët e krminelët. Kjo është hera e parë, në këto tre dekada histori pluralizmi, kur këta të fundit janë renditur vetëm me njërin krah.

Ky binom e ka bërë gati të pamundur krisjen e imazhit të pushteti me rugën e forcës.

Ndërsa prova e sotme për të gërshetuar betejën e muskujve me gjetje inteligjente, rezultoi një eksperiment interesant.

Ajo tregoi se në pamundsi për ti djegur zyrën, Ramën e dëmton po njësoj duke i përdhosur fasadën. Shkrimi i të vërtetave të thjeshta, mbi muret e pallatit të gënjeshtrave, ishte një gjetje që hap një perspektivë të re. Atë se beteja me këtë kryeministër duhet zhvilluar njëkohësisht në dy fronte, sa atë të përplasjes me muskuj, po aq edhe në atë të përballjes me tru.

Kjo e dyta (jo ndeshja me ushtrinë e banditëve), por sfida me propagandistët e tij, ka rezultuar deri tani më e suksesshme. Ata u mundën hap pas hapi, nga protestat inteligjente të studentëve, nga vendimi për ta lënë kryeministrin si të gjithë autokratët e botës, përballë një opozite fallco dhe tani së fundi nga një projektor i vetëm.

Sfida si kjo i heqin regjimit një prej dy shtyllave në të cilat mbështetet, atë të propagandës. Dhe po iu rrëzua përfundimisht ajo, Ramës s’do t’i mbetet askush për ta mbrojtur veç banditëve të tij.

©Lapsi.al

Të këshilluara

E majta që po vdes në llogoret e luftës

Një polemikë që rindizet në mënyrë ciklike për trashëgiminë e luftës së dytë botërore, po përpiqet ta mbajë me kokën nga e shkuara të majtën e cfilitur shqiptar...

15:27

Komenti/ Një falenderim për Sali Berishën

Sali Berisha mund të ketë shumë krime, mëkate dhe padrejtësi mbi shpinë, por sot, në perëndim të karrierës së tij politike, i duhet njohur një meritë e pamohues...

18:29

Platforma zhgënjyese e opozitës

Opozita i ka zhgënjyer sot të gjithë ata që i kërkojnë prej kohësh një platformë për konceptimin e një qeverie tranzitore që ajo e sheh si zgjidhjen e krizës ak...

13:33

Rama doli kokëulur nga Merkel

Angela Merkelit i ka ndodhur e njëjta gjë me ata që janë gënjyer gjatë nga Rama; refuzimi për ta kredituar sërish. Ky mund të ishte konkluzioni i takimit të shk...

20:15

A po ndodh një risi në botën shqiptare?

Filizat e risive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë Veriore? 1.  E mora, të cituar nga shkrimi i një autori tjetër të botuar në “Koha Ditore” pikë...

12:01

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI