Glauk Olldashi, djali i madh i Sokol Olldashit sot ka qenë në krah të kreut të PD-së, Lulzim Basha, pjesë e takimit me 300 studentë europianë të EDS (European Democratic Studentes), e cila është organizata studentore zyrtare e Partise Popullore Europiane.
Në nisje të fjalës së mbajtur, Basha theksoi se në sallë ndodhen studentë që janë ngritur në një betejë të pashembullt, prej më shumë se një dekade në Europë.
“Studentë të Universiteteve shpitare të mbështetur nga miq e shokë të tyre, studentë që studiojnë jashtë shteti, njëri prej tyre Glauk Olldashi, që kam kënaqësinë e veçantë ta përshëndes, t’i uroj mirëseardhjen në këtë bashkëbisedim. Merita e tij është që në ditën e parë ka qenë krah studentëve shqiptarë në betejën për arsimin e lartë të standardeve euroipiane” - tha Basha.
Me tej, kreu i PD-se, vijoi:
"Por natyrisht nderon trashegiminë e babait të tij, ish kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, një miku dhe bashkëpunëtorin timin, një nga liderët e PD ndarë nga jeta tragjikisht para disa vitesh, z.Sokol Olldashi.
Studentët janë bashkuar dhe forumi rinor i PD është në këtë betejë prej ditës së parë jo për të korrur kapitale politike por për të qenë në krahun e studentëve
Nën shembullin tuaj edhe ne morën një hap të tillë për të qenë krah njerëzve, braktisëm atë që sot nuk është parlamenti i Shqipërisë, por atë që është privuar se është produkt i krimit dhe bashkëpunimit me krimin, me pushtetarët aktuale që kanë uzurpuar institucionet duke shkatërruar votën e lirë, kanë shkatërruar shtetin e së drejtës."
Djali i Olldashit: Te ndryshojme mendimin e evropianeve per shqiptaret