Flash

Kur klienti të nxjerr karton të kuq

Kur një pronar biznesi vendos të hyjë në debat publik, të përçmojë ose të fyejë protestuesit, nuk mund të presë që të kthehet qetësisht pas banakut dhe të thotë: politika është politikë, biznesi është biznes.

22:23 Lutfi Dervishi

Trafikonin drogë drejt Greqisë, shpërbëhet grupi kriminal me 11 anëtarë  

Lapsi.al 10 May 2019
Trafikonin drogë drejt Greqisë, shpërbëhet grupi kriminal me

Në finalizim të operacionit antidrogë të koduar “BISTRICA 2019”, Policia e Shtetit ka vënë në pranga 11 persona, pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal që ushtronte veprimtarinë e trafikimit të lëndës narkotike “canabis-sattiva” drejt Greqisë.

Katër prej anëtarëve të grupit, shtetasit me iniciale E.Xh., 29 vjeç, G.L., 41 vjeç, A.Xh., 40 vjeç, dhe E. L, 28 vjeç, janë arrestuar në flagrancë. Mësohet se personat e lartpërmendur, janë ndaluar teksa ishin përgatitur të transportonin në drejtim të Greqisë një sasi të konsiderueshme prej 79 kg “canabis-sattiva”, të fshehur në automjetin që drejtohej nga shtetasi G.L. Në mënyrë të ngjashme, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi G.Gj, 38 vjeç, që po ashtu po transportonte drejt vendit fqinj rreth 68 kg të tjerë “canabis- sattiva”.

Urdhërat e ndalimit u zbatuan edhe për shtatë shtetasit e tjerë, P.K., 49 vjeç, B.K., 55 vjeç, E. A, 43 vjeç, A.M., 47 vjeç, S .D., 43 vjeç, F.L, 21 vjeç dhe G.S., 27 vjeç. Si rezultat i operacionit, është arrestuar në Mallakastër dhe shtetasi H. L., 52 vjeç,  pasi gjatë kontrollit fizik dhe atij të ushtruar në banesë, iu gjetën armë të llojeve të ndryshme. Në tërësi, në cilësinë e provës materiale, Policia ka sekuestruar 145.6 kg lëndë narkotike të llojit “cannabis sativa”, 4 automjete te markave te ndryshme, një sasi vlere monetare, 14 aparate celularë, 3 amë zjarri, si edhe municion luftarak.

Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon punën për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij grupi, që ka kryer në bashkëpunim aktet penale të “Trafikim të lëndëve narkotikëve” dhe të “Grupit të Strukturuar Kriminal”.

 

Të këshilluara

Ndalohen 25 sirianë dhe iranianë në kufi

Policia e Kapshticës ka ndaluar në fshatrat kufitar Vernik dhe Trestenik 25 emigrantë të paligjshëm, mes tyre edhe 6 fëmijë. Disa prej refugjatëve të kapur j...

12:00

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI