Flash

Të gjihë akuzat do të rëndojnë mbi vëllain e Loredanës

Lapsi.al 10 May 2019
Të gjihë akuzat do të rëndojnë mbi vëllain e

Ndonëse është folur shumë për akuzat ndaj Loredanës për mashtrim, nuk ka qenë ende e qartë se cila është mbrojtja që kanë zgjedhur avokatët e 23-vjeçares.

Por, media zvicerane “20 minuten”, e cila po e ndjek këtë çështje më me kurreshtje se arrestimin e ndonjë fituesi të çmimit Nobel do të thonim, ka zbuluar detaje të reja në lidhje me tentativat për ta nxjerrë Loredanën sa më pak të dëmtuar nga këto akuza të rënda.

Loredana e ka quajtur veten të pafajshme përpara prokurorisë, pra nuk po lufton për një dënim më të shkurtër por për t’u lënë e lirë. Nga ana tjetër, duket se e gjithë barra po i mbetet vëllait të saj Beratit, i cili sipas akuzueses Petra Z., ka qenë i pari që i ka afruar çiftin duke u kërkuar para me justifikimin se i duhej të shpëtonte të ëmën nga një sëmundje.

53-vjeçarja zvicerane tashmë thotë se avokati i Loredanës, e ka telefonuar për t’i ofruar 350 mije franga. Kujtojmë se Petra Z., tha se Loredana bashkë me të vëllanë i kanë marrë me forcë 900 mijë franga asaj bashkë me të shoqin. Por, gruaja thotë se nuk i pranoi paratë që i ofroi avokati i Loredanës, pasi ata i kanë marrë 3-fishin e kësaj shume.

Në lidhje me këto detaje të reja, “20 minuten” kontaktoi avokatin e Loredanës, i cili u shpreh se është e vërtetë se i kanë ofruar para palës akuzuese, por jo në formë korruptimi apo dëmshpërblimi.

“Është si një detyrim për hir të të vëllait, i cili ishte i përfshirë fillimisht në këtë çështje.”, shkruan media zvicerane. Dy palët janë në bisedime për të arritur në një marrëveshje.

Kujtojmë se dje, vëllai i Loredanës i mohoi publikisht akuzat.

“Po të ishte kjo krejt e vërtetë çka po shkruhet në medie, unë nuk do të isha sot në liri më 8 maj 2019. Këto janë rrena, këto janë fjalë të fëlliqta. Ata që na kanë inati…”, u shpreh ai në një video në Instagram.

Sot, Loredana dhe partneri i saj Mozzik u kthyen në Kosovë për të xhiruar një videoklip.

Të këshilluara

Pas Loredanës reagon dhe Mozzik

Tashmë kudo në mediat shqiptare po bën bujë të madhe lajmi se Loredana është arrestuar mbrëmjen e së martës dhe se mbi të rëndon akuza se ka kanosur dhe mashtru...

11:08

"Avengers: Endgame" rrëzon nga froni Titanic

“Avengers: Endgame” mund të bëhet filmi më i shikuar në historinë e kinemasë. Aktualisht ka kaluar në arkëtime “Titanic” dhe po vrapon drejt “Avatar“. Kapitulli...

19:16

Hailey Bieber shtatzanë?! (VIDEO)

Pas mbrëmjes së Met Gala 2019, një numër i konsiderueshëm personazhesh publikë morën pjesë në një tjetër festë dhe shumë prej tyre ndërruan look dhe u tjetërsua...

18:20

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI