Prej më shumë se një orë në selinë e PS-së vazhdon takimi i kreut të kësaj partie, njëherësh dhe kryeministër i vendit, Edi Rama, me krerët e qarqeve për të përcaktuar kandidatët e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.
Të pranishëm janë dhe kreu i grupit parlamentar Taulant Balla dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.
I pari në takim ka hyrë drejtuesi politik i qarkut të Durrësit Vangjush Dako, i cili këtë herë nuk do të rikandidojë për bashkinë e këtij qyteti. Emri më i përfolur është Valbona Sako, drejtoresha e Tatimeve në Durrës. Deri më tani edhe disa Bashki që mbeten në pikëpyetje si Saranda, Gjirokastra, Durrësi, Vora, Kavaja dhe Dibra.
Të shtunën PS do të publikojë listën e plotë të kandidatëve për 61 bashkitë e vendit por edhe kandidatët për këshilla bashkiakë.