Flash

Disa fakte dhe disa sugjerime për konstituimin e institucioneve

Nëse për konstituuim Kuvendi duhet bashkëveprim me Listën Serbe, për votim qeverie duhet t’i jepen poste ministrore një serbi, një turku, një boshnjaku dhe një egjiptiani, si presim që të votohet Presidenti pa i dhënë asnjë asnjë post asnjë partie shqiptare?! Ose, si mund një subjekt politik me 53 mandate t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie serbe, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie turke, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie boshnjake, t’ia japë një zv.kryeministër për vetëm dy vota një partie turke, por të mos ketë gatishmëri t’ia japë asnjë post partive shqiptare, të cilat bashkë i kanë 47 deputetë?! 

17:07 Adriatik Kelmendi

Presidenti i ri i Maqedonisë Veriore: Ide më të keqe se ndryshimi i kufijve s’kisha dëgjuar

Lapsi.al 10 May 2019
Presidenti i ri i Maqedonisë Veriore: Ide më të keqe se ndryshimi

Pas marrjes së detyrës zyrtare, presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka paralajmëruar një vizitë në Kosovë. Ai thotë se dëshiron që të përfundojë sa më shpejt autostrada që Shkupi dhe Prishtina të afrohen.

“Më vjen mirë që do të jem Presidenti i parë i Maqedonisë Veriore që do të kem mundësinë ta vizitoj”, - ka thënë ai, duke iu referuar Kosovës.

Pendarovski shprehet kundër idesë së ndryshimit të kufijve, që e kanë promovuar presidenti Hashim Thaçi dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Më të keqe se kjo ide nuk kam dëgjuar. Po të ishte e mundur që kjo çështje të zgjidhej në tavolinë, deri tash do të zgjidhej. Mbështes me të dy duart qëndrimin e Bashkimit Evropian që mbështet zgjedhjen për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë që nuk e destabilizon rajonin”, - ka thënë Presidenti i ri maqedonas për televizionin publik të Kosovës.

Për autostradën Prishtinë – Shkup thotë se do të angazhohet që të ndërtohet sa më shpejt dhe se do përafrim me kryeqytetin kosovar.

“Duhet të përfundojmë sa më shpejtë pjesën tonë të autostradës. Duhet të them me keqardhje se puna në anën tonë është vonuar më shumë në krahasim me atë që kanë bërë autoritetet në Kosovë”, - ka thënë Pendarovski.

“Personalisht do të angazhohem që të kemi lidhje të shkëlqyeshme me Kosovën dhe Shqipërinë”, - u shpreh ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI