Flash

Pas linjës së make-up, Rihanna bashkon forcat me LVMH për të krijuar markën e saj

Lapsi.al 10 May 2019
Pas linjës së make-up, Rihanna bashkon forcat me LVMH për të

Ndonëse duket se ka marrë një pauzë të vogël në muzikë, Rihanna qartazi nuk ka bërë pushim pasi sot në media është bërë publik lajmi bombastik se diva e muzikës do të ketë së shpejti markën e saj të veshjeve.Për këtë sipërmarrje, Riri ka bashkuar forcat me kompaninë gjigante të markave të luksit LVMH, pjesë e së cilës janë Dior, Louis Vuitton etj. Në një deklaratë për mediat, ylli  ndërkombëtar i muzikës dhe LVMH kanë bërë të ditur se marka e re e luksit do të vendoset në Paris dhe do të mbajë emrin Fenty, ashtu si linja e të brendshmeve dhe e kozmetikës që Rihanna ka themeluar paraprakisht. Ajo që ka lumturuar fansat më së shumti është se në deklaratë theksohej se kjo markë e re do të jetë tërësisht në stilin e Rihanna-s, pasi do të përfaqësojë vizionin e saj për modën. Me sa është bërë e ditur deri më tani, bëhet fjalë për veshje, këpucë dhe aksesorë që do të lançohen përgjatë javëve në vijim në ëebiste-in zyrtar të kompanisë Fenty, që tani ka këtë logo:

“Dizenjimi i një linje si kjo me LVMH është një moment tepër special për ne. Z. Arnault më ka dhënë një mundësi unike për të zhvilluar një shtëpi mode në sektorin e luksit, pa limite artistike. Nuk e imagjinoja dot një partner më të mirë si nga ana kreative, ashtu edhe nga ana e biznesit. Jam gati që bota të shohë atë që kemi ndërtuar bashkë!”-është shprehur Rihanna.

“Të gjithë e njohin Rihanna-n si një këngëtare të shkëlqyer, por nëpërmjet bashkëpunimit tonë me Fenty Beauty, kam zbuluar një sipërmarrëse të vërtetë, një CEO të vërtetë dhe një drejtuese të shkëlqyer. Ajo e ka gjetur natyrshëm vendin e saj të plotë tek LVMH. Për ta mbështetur Rihanna-n në ndërtimin e Fenty Maison, kemi ndërtuar një skuadër të talentuar dhe multikulturore të mbështetur nga burimet e kompanisë.  Jam krenar që LVMH po drejton këtë sipërmarrje dhe shpresoj që të jetë një sukses i madh!”- u shpreh sakaq CEO i LVMH, Bernard Arnault, sikur dikush të kishte dyshime për suksesin e markës…

Të këshilluara

Pas Loredanës reagon dhe Mozzik

Tashmë kudo në mediat shqiptare po bën bujë të madhe lajmi se Loredana është arrestuar mbrëmjen e së martës dhe se mbi të rëndon akuza se ka kanosur dhe mashtru...

11:08

"Avengers: Endgame" rrëzon nga froni Titanic

“Avengers: Endgame” mund të bëhet filmi më i shikuar në historinë e kinemasë. Aktualisht ka kaluar në arkëtime “Titanic” dhe po vrapon drejt “Avatar“. Kapitulli...

19:16

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI