Flash

Arrestohet një polic në Dibër

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer ve...

21:29

Nëse merrni pjesë në fushatë do të shkarkoheni, Rama ngre Taskë-Forcë për administratën

Lapsi.al 10 May 2019
Nëse merrni pjesë në fushatë do të shkarkoheni, Rama

Qeveria ka ngritur një Taskë-Forcë për ndalimin e përdorimit të punonjësve të administratës publike dhe materialeve shtetërore për fushatën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Vendimi është miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe parashikon ndalimin e punonjësve që të marrin pjesë në aktivitetet politike brenda orarit zyrtarë të punës apo të bëjnë fushatë për kandidatët.

Vendimi i gjatë i qeverisë parashikon ndër të tjera se një punonjës i administratës publike mund të marrë pjesë në aktivitetet politike si edhe të jetë komisioner për zgjedhjet vendore.

Konkretisht në vendim theksohet se: “Punonjësit të administratës shtetërore, gjatë periudhës së procesit zgjedhor, i krijohen kushtet e nevojshme dhe i garantohet moscenimi i të drejtave dhe lirive themelore, kushtetuese, për të shprehur fjalën e lirë dhe për të marrë pjesë në veprimtari politike, brenda kufizimeve dhe ndalimeve, të përcaktuara me dispozita të veçanta të legjislacionit në fuqi, që rregullojnë dhe janë të vlefshme gjatë këtij procesi zgjedhor.

Nëpunësit civil, gjatë pjesëmarrjes në veprimtari, sipas pikës 4, të këtij vendimi, në kuptim të nenit 37, të ligjit nr.152/2013, të ndryshuar, i ndalohet:

a) të bëjë fushatë për një subjekt zgjedhor apo kandidat; b) të manifestojë me pankarta, parrulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht;

c) të jetë protagonist në aktivitetet/veprimtaritë politike apo të kandidatëve”

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI