Flash

Ndjekje në mes të Athinës, policia arreston dy shqiptarë

Lapsi.al 10 May 2019
Ndjekje në mes të Athinës, policia arreston dy shqiptarë

Pas një ndjekjeje policore në qendër të Athinës, arrestohen dy shqiptare të rrezikshëm, të pajisur me armë. Dy shqiptarët të moshave 30 dhe 37 vjec, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, u arrestuan në Athinë nga policia të akuzuar për vjedhje, mosbindje të policise, armëmbajtje pa leje dhe trafik droge.

Sipas policisë greke të Athinës, dy shqiptarët që udhëtonin me një makinë private në Patission Street refuzuan të ndalonin pas sinjalit te policise për kontroll. Menjëherë pas kësaj, shqiptaret shtuan shpejtësinë duke u përpjekur për tu larguar por pa rezultat pasi u kapen nga policia.

Nga kontrolli u ushtruar tek 30 vjecari shqiptar policia gjeti një armë të mbushur me fishekë si dhe një krehër me 12 fishekë, si dhe një tjetër armë, revolver me gjashtë fishekë brenda dhe krehër me 18 fishekë. Në të njëjtën kohë, nga kontrolli tek 37 vjecari shqiptar u gjet dhe u konfiskua një sasi droge prej 5 gram kokaine si dhe një thikë.

Nga hetimi policor grek mësohet se 37-vjeçari shqiptar ka qenë person i dënuar me 20 vjet burg për tentativë vrasje dhe vjedhje. Ndërkohë është konstatuar se makina private me të cilën u kapën shqiptarët rezultoi e vjedhur, ndërsa 30-vjeçaro shqiptar nuk kishte dokumenta qëndrimi për në Greqi. Të dy shqiptaret e arrestuar u morën në Prokurorinë e Athinës.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI