Flash

Kur klienti të nxjerr karton të kuq

Kur një pronar biznesi vendos të hyjë në debat publik, të përçmojë ose të fyejë protestuesit, nuk mund të presë që të kthehet qetësisht pas banakut dhe të thotë: politika është politikë, biznesi është biznes.

22:23 Lutfi Dervishi

Mjeku pas grabitjes: Autorët ishin profesionistë, hoqën alarmin e kamerat (FOTO)

Lapsi.al 10 May 2019
Mjeku pas grabitjes: Autorët ishin profesionistë, hoqën alarmin e

Gjinekologu Kujtim Albrahimi, i cili mbrëmjen e kaluar ra pre e grabitësve bashkë me bashkëshorten është i bindur se autorët ishin profesionistë.

Në gjendje shoku e me plagë të dukshme nga grabitja, ai tregoi se autorët kishin shkëputur sinjalin e alarmit që të hynin pa problem në banesë dhe gjithashtu kishin hequr kamerat e kishin marrë serverin e tyre për të zhdukur pamjet.

“Grabitësit kanë qenë të armatosur. Ishin profesionistë”, ka thënë mjeku, i cili i tha policisë se grabitësit e kanë qëlluar pasi ai rezistoi.

“Nga goditje më është mbyllur njëri sy”, ka rrëfyer mjeku për News 24.

Albrahimi ka qenë më parë edhe drejtor i spitalit të Librazhdit. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve që dyshohet se kanë marrë mbi 10 milionë lekë dhe bizhuteri të çmuara nga banesa e mjekut. Sipas dëshmisë së mjekut, mësohet se paratë e grabitura ishin të shtëpisë të cilën e kishte shitur.

Të këshilluara

Ndalohen 25 sirianë dhe iranianë në kufi

Policia e Kapshticës ka ndaluar në fshatrat kufitar Vernik dhe Trestenik 25 emigrantë të paligjshëm, mes tyre edhe 6 fëmijë. Disa prej refugjatëve të kapur j...

12:00

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI