Flash

Mediat greke në panik: Samiti i Brdo-Brijnoit synonte "Shqipërinë e Madhe"

Lapsi.al 10 May 2019
Mediat greke në panik: Samiti i Brdo-Brijnoit synonte

Gazeta greke e formatit elektronik, “Tribune.gr”, i ka kushtuar një shkrim Samitit të Brdo-Brijonit, i cili i zhvilloi punimet ditën e djeshme në Tiranë, ku me ftesën e presidentit të Republikës, Ilir Metës, u mblodhën e liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas medias greke, Samiti kishte për synim të bënte realitet projektin për bashkimin kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës përmes krijimit të “Shqipërisë së Madhe”.

Në shkrim citohen pjesë nga deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili në intervistat e dhëna për mediat serbe, u shpreh se sipas tij gjatë bisedimeve të Samitit, janë prekur çështje që mund të shkaktojnë destabilizimin e rajonit. “Duhet të theksohet se që nga viti 2017, pozicioni grek është i qartë: Kushdo që tenton të ndryshojë kufijtë në Ballkan, do të përballet me forcën greke.”- nënvizohet nga “Tribune.gr”.

Të pranishëm në takimin e djeshëm ishin edhe liderët e rangut presidencial të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Ndërsa, të ftuar nderi ishin presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Përbashkët, Federica Mogherini. Përmes një tryeze dialogu mes krerëve të rajonit, u kërkua të përcillej mesazhi i aspiratës së përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian.

Në mbyllje të Samitit, u bashkëmiratua një dokument me konkluzionet e takimit.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI