Flash

Mbahen homazhet në nder të "Dëshmores së Atdheut", nëntetares Zarife Hasanaj (FOTO)

Lapsi.al 10 May 2019
Mbahen homazhet në nder të "Dëshmores së Atdheut",

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve po zhvillohen homazhet në nder të Zarife Hasanajt, nëntetares së rënë në krye të detyrës gjatë misionit “Enhanced Forward Presence” të NATO-s në Letoni.

Ceremonia përcjellëse do të zgjasë deri në orën 11:30, kur pas disa minutave që familjarët kanë kërkuar për t’i dhënë veçmas lamtumirën Hasanajt, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral brigade Bardhyl Kollcaku, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaxhçka dhe Kryeministri Edi Rama, do të përmbyllin homazhet me fjalën e tyre. Më pas arkëmorti me trupin e nëntetares do të levizë sipas ceremonialit ushtarak përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t'u dërguar drejt banesës së fundit, pranë dëshmorëve të Forcave të Armatosura (FA), pranë monumentit "Nënë Shqipëri".

 

 

Sipas vendimit të marrë nga ekzekutivi, e sotmja është shpallur ditë zie kombëtare. Për këtë arsye, në të gjitha institucionet shtetërore flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe në mesditë do të mbahet një minutë heshtje.

Nëntetarja Hasanaj humbi jetën  si pasojë e shpërthimit të disa municioneve të paplasura gjatë zbatimit të misionit të NATO-s, ku mbeten të plagosur major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI