Flash

Kush është “Titi i Ukës”, shqiptari i ndaluar në Lezhë për llogari të Italisë

Lapsi.al 10 May 2019
Kush është “Titi i Ukës”, shqiptari i ndaluar në

Policia e Lezhës dhe Interpol Tirana arrestuan një person për llogari të drejtësisë Italiane. Bëhet fjalë për 48-vjeçarin Astrit (Nimani) Limani, një emër jo pak i njohur për policinë dhe drejtësinë.

Kjo, pasi më herët Limanit që njihet në Lezhë edhe si “Titi i Ukës” që është edhe biznesmen i janë sekuestruar 10 milionë euro pasuri.

Në 15 nëntor 2013, Limani u arrestua në Serbi dhe më datë 20 dhjetor 2013 u ekstradua drejt Italisë, ku ishte dënuar për trafik droge në kuadër të një organizate kriminale. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se Limani është liruar në Itali, ndërsa çështja ka kaluar në Apel në shtetin fqinj, është kthyer në atdhe. Me sa duket Gjykata italiane ka konfirmuar dënimin për 48-vjeçarin, të cilit siç bënë me dije burime nga policia për BË i kanë mbetur edhe 10 vite burg në Itali.

Në vitin 2015 Limani iu sekuestrua një pasuri me vlerë 10 milionë euro me vendim të Gjykatës së Lezhës. Siç thuhej atëherë në deklaratat zyrtare të policisë e Prokurorisë, në total tre pallate me 230 apartamente banimi dhe një hotel. Në vitin 2013, Astrit Ukë Nimani ishte anëtar i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Lezhës, nën siglën e Partisë Ora e Shqipërisë.

Policia e Lezhës tha atëherë se sekuestrimi ishte në kuadër të Procedimit Penal nr. 615, në ngarkim të shtetasit Astrit Nimani, banues në Lezhë.

“Hetimet janë ndjekur me metoda proaktive për një periudhë njëmujore, nga Sektori për Krimin Ekonomik-Financiar të Drejtorisë së Policisë Qarkut të Lezhës në bashkëpunim me Prokurorinë. Kështu u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Lezhës për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të shtetasit Astrit Nimani, me sipërfaqe totale 25 mijë metra katrorë, të cilat kapin një vlerë sipas çmimeve të tregut, rreth 10 milionë euro. Në këto pasuri përfshihet një godinë 5-katëshe, Hotel-Bar-Restorant, me sipërfaqe totale 7940 m² në qytetin e Shëngjinit dhe një godinë 13-katëshe, në qytetin e Shëngjinit, me sipërfaqe totale 5000 m², ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregtimi dhe garazhe parkimi. U bllokua edhe një godinë 13-katëshe, në qytetin e Shëngjinit, me sipërfaqe totale 6500 m², ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregtimi dhe garazhe parkimi, si dhe një godinë 10-katëshe, në qytetin e Shëngjinit me sipërfaqe totale 9500 m², ku përfshihen: 90 apartamente banimi, njësi tregtimi dhe garazhe parkimi. Pra, në total janë 230 apartamente banimi. Sipas të dhënave në QKR, Nimani është administrator dhe ortak me 40% i kompleksit turistik “M****”, në Shëngjin, dhe i regjistruar në qershor të vitit 2013″, njoftonte policia atëherë.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI