Flash

Kur klienti të nxjerr karton të kuq

Kur një pronar biznesi vendos të hyjë në debat publik, të përçmojë ose të fyejë protestuesit, nuk mund të presë që të kthehet qetësisht pas banakut dhe të thotë: politika është politikë, biznesi është biznes.

22:23 Lutfi Dervishi

Deputeti belg: Shqipëria në BE, jo në kurriz të sundimit të ligjit

Një muaj protestash në Shqipëri ka shkuar përtej turizmit. Është bërë një provë nëse Brukseli i mban vendet kandidate sipas vlerave evropiane dhe jo vetëm sipas listave teknike të kontrollit. Ligjvënësi belg Michel De Maegd i tha “EU Perspectives” se rruga e Tiranës drejt BE-së nuk mund të vijë në kurriz të sundimit të ligjit.

22:12

“Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

21:56

Arrestohet një polic në Dibër

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer ve...

21:29

Kërkesa për ekstradimin e Ilir Bajrit, shfrytëzoi 11 vajza në Itali

Lapsi.al 10 May 2019
Kërkesa për ekstradimin e Ilir Bajrit, shfrytëzoi 11 vajza

Me 20 shkurt 2019 ministria e drejtësisë e Italisë i ka dërguar shkresë ministrisë së drejtësisë në Shqipëri duke kërkuar ekstradimin e Ilir Bajrit, për shkak të një dënimi që ka marrë atje me 5.6 vite burg. Për këtë kërkesë italianët kanë marrë një përgjigje zyrtare me 4 mars të këtij viti. Më 24 prill në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër u zhvillua një seancë për njohje të kërkesës së Italisë nga gjykata dhe lejimin për ekstradim të Ilir Bajrit drejt Italisë. Organi i akuzës kërkoi “arrest me burg” për Ilir Bajrin ndërsa ky i fundit kishte edhe një masë tjetër sigurimi “arrest me burg” si i dyshuar në grupin “Bajri”.

Materiali i sjellë nga ministria italiane e drejtësisë përmban 132 faqe. Rezulton se Ilir Bajri është dënuar nga gjykata e apelit të Bolonjas me 10 dhjetor të 2010-s me 5 vite e gjysme burg si pjesëtar në organizatë kriminale me qëllim trafikim të qënieve njerëzore. Mbi të rëndonin akuzat “shfrytëzim prostitucioni”, “emigracion klandenstin” dhe “fallsifikim dokumentesh”.

Ky grup kriminal sipas drejtësisë italiane ka vepruar që nga korriku i vitit 2000 deri në gusht të vitit 2002 në Ravenna. Pjesë e këtij grupi është edhe Enver Bajri, i cili është i dënuar me 4 vite burg dhe Bardh Bajri, të dy pjesë e familjes Bajri. Përveç tyre në grupin prej 7 personash janë edhe Elvis Baroti, Fatmir Tafazi, Gëzim Çerkeku dhe Jetmir Topi. Ahëtarët e këtij grupi të drejtuar nga Enver dhe Ilir Bajri sipas vendimit të gjykatës së Bolonjas kanë shfrytëzuar për prostitucion të paktën  11 gra dhe vajza, të cilat rezultojnë me emra dhe dëshmi gjatë hetimeve në këtë dosje. Grupi i drejtuar nga Enver dhe Ilir Bajri iu falsifikonin pasaportat grave dhe vajzave nga Shkodra por edhe qytete të tjera dhe më pas i detyronin ato të dilnin në rrugë.

Në dosjen e sjellë nga Italia rezulton se shtetasi Enver Bajri, si promovues i kësaj organizate kriminale detyronte me kërcënime dhe rrahje vajzat që të prostituonin duke i dhënë atyre dokumente falso. Të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari dërgoheshin në Shqipëri përmes personave që bënin korrierin si Fatmir Tafazi.

Në disa raste shtetasi Ilir Bajri iu gjente hotel dhe iu tregonte vajzave zonat ku do të prostituonin dhe porosiste dokumente fallso për ato. Paratë e përfituara i shkonin kushërinjve dhe dëshmitar për këtë sipas hetimeve është një shtetas Italian, klient i prostitutave të grupit të drejtuar nga Enver Bajri. Në vitin 2001 njëra nga vajzat që shfrytëzohej u kthye në Shqipëri pasi kishte marrë vesh për arrestimin e Enver Bajrit, por sapo ky i fundit u lirua nga drejtësia italiane kërcënoi nënën e vajzës duke e detyruar vajzën të rikthehej në Itali ku vijoi të shfrytëzohet.

Të këshilluara

Ndalohen 25 sirianë dhe iranianë në kufi

Policia e Kapshticës ka ndaluar në fshatrat kufitar Vernik dhe Trestenik 25 emigrantë të paligjshëm, mes tyre edhe 6 fëmijë. Disa prej refugjatëve të kapur j...

12:00

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI