Flash

Itali, qeni zbulon kokainën në makinën e shqiptarit

Lapsi.al 10 May 2019
Itali, qeni zbulon kokainën në makinën e shqiptarit

Rreth 2 kilogramë kokainë e pastër, që nëse do nxirreshin në treg do paketoheshin në mbi 15,000 doza, vlera e së cilës do të shkonte mbi 600,000 euro është sekuestruar nga policia italiane në Fiernce.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në sajë të ndërhyrjeve ushtarake provizore të Njësisë Operative Metropolitane 2 të Firences, të angazhuar në një aktivitet të monitorimit dhe të qarkullimit të automjeteve me targa të huaja në Itali ndaluan një mjet me targa holandeze, në të cilin udhëtonin dy shtetas të huaj: 35-vjeçari K.K, shqiptar, por banues në Asti, dhe 25-vjeçari S.M, i lindur në Gjermani, por me pasaportë greke.

Nervozizmi i demonstruar nga të dy personat që gjendeshin në mjet, bënë që policët, me ndihëm ne një qeni antidrogë të kontrollonin mjetin.

Në fund të makinës, sipër bagazhit policia gjeti dhe sekuestroi kokainën.

Dy të arrestuarit, të arrestuar, tani do të thirren për t'iu përgjigjur pyetjeve të magjistratëve.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI