Flash

Analiza pas intervistës / Manipulimi i Arta Markut me dosjen 339

Lapsi.al 10 May 2019
Analiza pas intervistës  / Manipulimi i Arta Markut me dosjen 339

Arta Marku u shfaq me kërkesën e saj në Top-Channel për të bërë vetëpromovim në kuadër të fushatës për t'u shndërruar nga e përkohshme në prokurore të përgjithshme. Në emisionin Open ajo tha shumë gënjeshtra, por manipulimi më i madh ishte ai me dosjen 339. Po të dëgjohet versioni i Markut (shiko videon poshtë) ajo pretendon se nuk ka asnjë rol në hetimet që kryen prokuroria lidhur me vjedhjen e votave në Durrës nga Vangjush Dako në bashkëpunim me bandën e Avdylajve (lexo kronologjinë e përgjimeve poshtë).

Sipas znj.Marku, e zgjedhur me votat e vetëm 69 socialistëve ndryshimet ligjore ia pamundësojnë shefit të institucionit të akuzës që të ndikojë mbi këto dosje, që të informohet për detajet e tyre apo të vendosë pistat ku duhet investiguar. “Por edhe sikur unë të lajthis dhe të tentoj ta bëj këtë, prokurorët e çështjes i ndalon ligji të më japin llogari”, garantoi ajo përpara Eni Vasilit.

Lexo dosjen e plote te Zerit të Amerikës për dosjen Dako Avdylaj

Dhe deri këtu formalisht ka të drejtë. Ligji thotë fiks kështu, por siç na mëson kinematografia e vjetër socrealiste: “ka ligj dhe ka edhe Maliq”. Dhe në këtë rast znj Marku ka luajtur rolin e të dytit, dhe faktet për këtë nuk mungojnë.

Megjithëse u zgjodh mes tymit dhe flakëve vetëm me votat e njërës palë dhe me premtimin se nuk do të bënte në periudhën e saj tranzitore lëvizje të mëdha, ajo i hyri me sopatë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ndoshta rastësisht ajo emëroi shoqen e saj të ngushtë Donika Prela. Ndoshta po rastësisht ajo ishte kryeprokurore e Durrësit, e të njëjtit rreth të kontrolluar nga Vangjush Dako. Ndoshta rastësisht, megjithëse iu vodhën dy herë dosjet e institucionit, ajo u vlerësua e denjë për t'u ngritur në detyrë.

Ndoshta rastësisht, ajo u ndihmua të kalojë vettingun me gjithë problemet e mëdha që kishte me pasurinë, të ngjashme me ato që kishin djegur shumë të singjashëm të saj të tjerë.

Andi Bushati: Arta Marku, ose si bëhet fushatë në neomonizëm

Por ka edhe më. Arta Marku ia hoqi këtë dosje të nxehtë nga dora Besim Hardajmatajt, i cili e kishte trashëguar nga një tjetër prokuror, Anton Martini me justifikimin se ata nuk kishin bërë asnjë hetim dhe e përdornin për shantazh politik. Po a kanë bërë gjë në mbi një vit dy prokurorët e rinj, njëri prej të cilëve dihet nga të gjithë se sa të forta i ka lidhjet me PS-në dhe se pse iu la në dorë kjo dosje? Për këtë znj. Marku nuk kishte përgjigje, se për hir të së vërtetës ajo as nuk u pyet për këto.

Ajo thjesht u mjaftua të bënte alibinë se personalisht nuk ka ndërhyrë në fashikujt e veçantë ndërkohë që me veprimet e saj është përpjekur vetëm ta varrosë atë hetim.

Aq brutale dhe aq flagrante qe ndërhyrja mbi këtë dosje që po kërkohej të zhdukej, sa ata prokurorë që i kishin në duar përgjimet u detyruan t'i nxjerrin ato në publik, duke thyer kodin e tyre moral dhe duke riskuar ligjërisht, që kjo aferë së paku të njihej nga publiku.

©Lapsi.al  

[video width="586" height="328" webm="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/05/marku.webm"][/video]

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI