Disa të shtëna janë dëgjuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. I plagosur mbeti 58 vjeçari Dajko Cenodema, punonjës i bashkisë. Ai ka treguar se teksa po qëndronte në kafe me disa shokë të tij ka dëgjuar disa të shtëna.
Më pas ka vënë re që po i dilte gjak nga këmba, gjithashtu një plumb tjetër i kaloi pranë veshit duke e prekur në hundë.
Burime nga Policia bënë me dije se ka dyshime se Cenodema është plagosur rastësisht dhe nuk ka qenë objektiv i atentatit.
[video width="720" height="392" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/05/vlore-1.mp4"][/video]