Flash

“Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

21:56

Arrestohet një polic në Dibër

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer ve...

21:29

Hungaria: E papranueshme shtyrja e vendimit, BE të çelë negociatat me Shqipërinë

Lapsi.al 10 May 2019
Hungaria: E papranueshme shtyrja e vendimit, BE të çelë

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó zhvilloi një vizitë zyrtare në Budapest.

Gjatë konferencës së përbashkët ministri i Jashtëm i Hungarisë tha se “Bashkimi Europain duhet t’i hapë negociatat me Shqipërinë në muajin qershor”.

Ai theksoi se “do të ishte e papranueshme shtyrja e vendimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE”.

Gjatë takimit ministri Jashtëm hungarez Péter Szijjártó shtoi se “siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm si dhe ndikon drejtpërdrejtë edhe në sigurinë e Europës Qendrore”.

Ndërkohë ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj deklaroi se “Shqipëria mbetet shpresëplotë për hapjen e negociatave, kjo bazuar në rezultatet e arritura deri më sot nga zbatimi i Reformës në Drejtësi e deri te Reforma në Administratën Publike”.

“Këshilli do të vendosë pozitivisht për hapjen e negociatave për anëtarësim në muajin qershor”, u shpreh Cakaj.

 

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI