Flash

Arrestohet një polic në Dibër

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer ve...

21:29

Greqia 'mban frymën', sonte votëbesim në Kuvend për kryeministrin Tsipras

Lapsi.al 10 May 2019
Greqia 'mban frymën', sonte votëbesim në Kuvend

Parlamenti grek pritet në orën 20:00 të votojë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së majtë të kryeministrit, Alexis Tsipras.

Kërkesa është parashtruar nga vetë kreu i ekzekutivit dhe përbën votëbesimin e pestë që prej ardhjes së tij në pushtet në vitin 2015.

Megjithëse partia Syriza e Tsipras numëron më pak se gjysmën e mandateve në parlamentin grek, qeveria pritet t'i rezistojë votimit me mbështetjen e disa deputetëve të pavarur.

Tsipras deklaroi të enjten se votëbesimin në parlament e konsideron si referendum për zbatimin e planit katërvjeçar për rimëkëmbjen shoqërore të vendit.

Votimi vjen në kohën kur qeveria po nxit votuesit që të marrin pjesë në zgjedhjet e njëkohshme lokale dhe europiane të 26 majit.

Ndërkohë opozita me në krye partinë "Demokracia e Re" e kanë akuzuar Kryeministrin si hipokrit dhe shantazhist që po shfrytëzon votëbesimin për oportunizëm politik.

Grupimi qeverisës ndërkohë në sondazhet kombëtare rezulton më i dobët sesa rivalët demokratë.

Për ta ngushtuar distancën me kundërshtarin, të martën kryeministri Tsipras prezantoi masa lehtësuese fiskale dhe një qasje më sociale ndaj shtresave të varfra të shoqërisë.

Ai theksoi se nën qeverisjen e tij, vendi është afër daljes nga kriza paralizuese ekonomike e dekadës së fundit, madje do të nisë të paguajë së shpejti edhe borxhet që i janë marrë FMN-së ndër vite.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI