Flash

Gjendet i pajetë në shtëpinë e tij Freddie Starr

Lapsi.al 10 May 2019
Gjendet i pajetë në shtëpinë e tij Freddie Starr

Komediani Freddie Starr ka vdekur në moshën 76 vjeçare në shtëpinë e tij në Spanjë. Këngëtari, aktori dhe komediani u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në rajonin e Costa Del Sol.Në një postim në rrjetin e tij social Facebook u konfirmua vdekja e Starr.

“Jam menaxheri i Freddie. Ju konfirmoj se aktori është ndarë nga jeta. R.I.P komedianit më të mirë të të gjitha kohërave,”-shkroi ai.

Trupi i tij raportohet se u zbulua nga një kujdestar në banesën e tij në Mijas.

“Kujdestari i tij e gjeti të vdekur në karrigen e tij rreth orës 15:50. Policia mbërriti në vendngjarje dhe trupi i tij u mor me ambulancë,”-tha një fqinj për Mirror.

Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së komedianit.

Starr u bë i famshëm në fillim të viteve 1970, pasi u shfaq në emisionin televiziv Talent Opportunity Knocks. A luajti në disa programe të tjera televizive në vitet ’90 dhe mori famë botërore me “Freddie Starr ate my hamster” në vitin 1986.

Në vitin 2012, ai u arrestua me akuzën për abuzim seksual por nuk u akuzua asnjëherë. Më vonë ngriti një padi për shpifje kundër akuzuesit në vitin 2015.

Të këshilluara

Pas Loredanës reagon dhe Mozzik

Tashmë kudo në mediat shqiptare po bën bujë të madhe lajmi se Loredana është arrestuar mbrëmjen e së martës dhe se mbi të rëndon akuza se ka kanosur dhe mashtru...

11:08

"Avengers: Endgame" rrëzon nga froni Titanic

“Avengers: Endgame” mund të bëhet filmi më i shikuar në historinë e kinemasë. Aktualisht ka kaluar në arkëtime “Titanic” dhe po vrapon drejt “Avatar“. Kapitulli...

19:16

Hailey Bieber shtatzanë?! (VIDEO)

Pas mbrëmjes së Met Gala 2019, një numër i konsiderueshëm personazhesh publikë morën pjesë në një tjetër festë dhe shumë prej tyre ndërruan look dhe u tjetërsua...

18:20

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI