Dy mjete, të cilat dyshohen se kanë lidhje me episodin e sotëm në Vlorë, ku u qëllua me armë në drejtim të një lokali, janë gjetur të djegura në fshatrat Bunavi dhe në fshatin Kërkovë, ndërsa dyshohet se personat e përfshirë në përplasjen me armë janë larguar në këmbë.
Policia thotë se ka pikasur autorët, dhe po kreh të gjithë zonën.
Kujtojmë se nga përplasja me armë që ndodhi në Lungomare u plagos një person, që dyshohet se ishte këmbësor, dhe nuk kishte lidhje me ngjarjen.
Dajko Cenodemaj ka mbetur i plagosur në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
[video width="848" height="464" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/05/WhatsApp-Video-2019-05-10-at-3.08.08-PM.mp4"][/video]