Pretenca për gjyqtarin Admir Thanza është shtyrë për në datën 17 maj. Mungesa e avokatit është bërë shkak i shtyrjes.
Thanza akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Ai u shkarkua nga detyra prej vettingut për shkak se kishte fshehur që më herët kishte qenë i dënuar në Itali për vjedhje në supermarket.
Sipas ILDKP, anëtari i Gjykatës së Lartë ka kryer deklarim të rremë për pasurinë dhe burimet financiare për të justifikuar pasurinë e tij nuk janë të mjaftueshme.