Flash

AP: Parada ushtarake e Serbisë shihet si kërcënim për paqen në Ballkan

Lapsi.al 10 May 2019
AP: Parada ushtarake e Serbisë shihet si kërcënim për paqen

Agjencia Amerikane AP ka bërë të ditur se Serbia ka mbajtur sot paradë ushtarake. Kjo agjenci vlerëson se kjo është një shfaqje e forcës tash kur tensionet me Kosovën janë rritur.

Në këtë paradë ushtarake kanë marrë pjesë 4 000 trupa të armatosur, 300 automjete e 40 aeroplan, duke përfshirë dy helikopter luftarakë rus me një ekuipazh rus, që tregon aleancën politike dhe ushtarake në rritje me Moskën, transmeton Indeksonline.

AP shkruan se tensionet janë rritur në Rajon, pasi Serbia dhe Kosova ende nuk kanë arritur pajtim që nga pas lufta.

Agjencia amerikane vlerëson se çdo ndërhyrje ushtarake nga Serbia në Kosovë do të shkaktonte një konflikt të drejtpërdrejtë me paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO të vendosur atje.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI