Flash

Vjedhje energjie, pranga 4 punonjësve të OSHEE

Lapsi.al 9 May 2019
Vjedhje energjie, pranga 4 punonjësve të OSHEE

Policia ka arrestuar pronarin e një hoteli në Shëngjin dhe katër punonjës të OSHEE në Tiranë për bashkëpunim në vjedhjen e energjisë elektrike.

Arrestimi ka ardhur pas disa muajsh hetime, prej të cilave u zbulua se katër punonjësit e OSHEE, specialistë leximi, kishin shpërdoruar detyrën e tyre duke mos faturuar energjinë elektrike të hotelit në fjalë.

Operacioni "Task - Group", i ndjekur me metoda speciale hetimi, u realizua nga Policia e Lezhës. Hetimet nisën në muajin gusht 2018 nga Prokuroria e Lezhës dhe urdhër arrestet u lëshuan në maj 2019.

Konkretisht, u dhanë masat  masat e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim", për shtetasit:

A. Sh., 34 vjeç, banues në Tiranë, me funksion specialist leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE Tiranë

B. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë, me funksion specialist leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE Tiranë

J. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, me funksion specialist leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE Tiranë

G. M., 31 vjeç, banues në Lezhë, me funksion specialist leximi pranë Njësisë Lezhë të Drejtorisë Rajonale të OSHEE Shkodër.

Gjithashtu, është ekzekutuar masa e sigurisë "Arrest në shtëpi" për veprën penale "Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve elektrike" ndaj shtetasit M. N., 64 vjeç, banues në Lezhë, pronar i hotelit në Shëngjin.

Të këshilluara

Goditje tërmeti në vend

Lëkundja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe ka pasur epiqendrën në Pajun, zonë që ndodhet 15 kilometra në Perendim të Elbasanit. Sipas ...

08:55

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI