Një tjetër kandidat nga listat shumëemërore të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e fundit të përgjithshme të vitit 2017, ka dorëzuar sot në KQZ formularin e dekriminalizimit, në kërkim të marrjes së mandatit të deputetit.
Bëhet fjalë për Vasil Sterjovskin, kandidatin e renditur të pestin në listën e grupimit politik të LSI-së për Qarkun e Korçës. Në formularin e depozituar theksohet se kandidati për deputet ka ndryshuar mbiemrin e tij nga “Sterjo” në “Sterjovski”.

Sterjovski ka shërbyer si drejtorit i Ujësjellësit në fshatrat e Korçës, ndërkohë që ka patur dhe postin e nënkryetarit të Komunës së Pustecit. Në jetëshkrimin e tij, Sterjovski rezulton të ketë mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës së Maqedonasve për Integrim Europian që prej vitit 2013.