Flash

Thaçi këmbëngul: Pa rolin e Uashingtonit, nuk mund te ketë dialog dhe as marrëveshje me Serbinë

Lapsi.al 9 May 2019
Thaçi këmbëngul: Pa rolin e Uashingtonit, nuk mund te ketë

Në një dalje publike pas punimeve të Samitit të Brdo-Brijunit që po zhvillohet sot në Tiranë, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur sërish lidhur me Samitin e Berlinit, të mbajtur të hënën e kaluar mes liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Thaçi përsëriti se ndërmjetësimi dhe koordinimi mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian është i domosdoshëm për arritjen e një marrëveshjeje që do të garantojë rivendosjen e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe me Serbinë. “I tmerruar kur u informova që në Berlin nuk kanë qenë të informuar dhe të koordinuar organizatorët me Uashingtonin. Pa rolin e Uashingtonit nuk mund te ketë dialog dhe as marrëveshje”- theksoi kreu i shtetit të Kosovës, duke shtuar se taksa prej 100 % ndaj mallrave dhe produkteve serbe do të mbetet në fuqi.

Presidenti Thaçi ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të organizuar nga homologu i tij shqiptar, Ilir Meta. Të pranishëm në takim janë edhe liderët e rangut presidencial të katër vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Ndërsa, të ftuar nderi janë presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Përbashkët, Federica Mogherini.

Samiti përkon me “Ditën e Evropës”, përcaktuar si e tillë pasi më 9 maj të vitit 1950, ish-ministri i Jashtëm francez, Robert Shuman, bazuar në metodën komunitare të ideatorit Zhan Mone, deklaroi themelimin e një Komuniteti Evropian të Qymyrit dhe të Çelikut, përmes të cilit synohej pajtimi i interesave ekonomike të Francës dhe të Gjermanisë. Përmes një tryeze bisedimi mes krerëve të rajonit, kërkohet të përcillet mesazhi i aspiratës së përbashkët të vendeve të rajonit në procesin e integrimit evropian.

Në mbyllje të Samitit, është parashikuar që të bashkëmiratohet një dokument me konkluzionet e takimit.

Të këshilluara

Sekuestrohen 19.5 ton kokainë në Ukrainë

Doganierët ukrainas dje në Odesa kanë sekuestruar dërgesë rekord të kokainës nga Kolumbia, rreth 19,5 tonë. Kokaina është fshehur në kanta plastike me ngjyrë...

12:32

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI