Flash

Thaçi: Idenë e korrigjimit të kufijve ia thashë unë Vuçiç, por ai...

Lapsi.al 9 May 2019
Thaçi: Idenë e korrigjimit të kufijve ia thashë unë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka këmbëngulur se ideja fillestare e ndryshimit të kufijve ka qenë e tij. Ai tha se kjo lindi së mari në një takim me përfaqësies të Luginës së Preshevës. Ai mohoi që kjo të jetë një ide e nisur nga Beogradi.

“Është qesharake të mendohet që ideja e përfshirjes së Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit përmes një procesit të korrigjimit të kufijve të jetë e Vucicit apo ndonjë tjetri. Është fakt takimi im me liderët e Preshëvës. Ai është i regjistruar. Është fakt edhe takimi një takim im në Austri.

Vuçiç nuk ka prezantuar plan për Kosovën. Një plan për ndarjen e Kosovës nuk do të realizohet kurrë. Unë kurrë nuk jam pajtuar me idenë e shkëmbimit të territoreve. Atë e prezantoi së pari Rugova në 94-ën. Më pas e kanë pasur edhe liderë të tjerë të LDK-së. Ideja ime ishte korrigjimi padrejtësive.

Unë besoj në drejtësi dhe në angazhimin që kjo kjo zonë ti bashkohet Kosovës në emër të integrimit të Serbisë. Vuçiç gënjen nëse thotë se ka qenë dijeni e tij. Vuçiç nuk ka bërë kurrë një propozim të tillë. Ai nuk ka prezantuar asnjëherë një plan.

Ideja lindi nga një bashkëbisedim me liderët e Luginës së Preshevës. Unë e kam prezantuar si ide, por jo si plan. Ia kam thënë Vuçiçit, por ai ka reaguar në mënyrë arrogante. Me Mogherinin nuk kam folur asnjëherë në tavolina” - tha Thaçi në një intervistë për emisionin “Opinion”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Peqin, dhunohet dhe grabitet një tregtar

Një tregtar rrobash në qytetin e Peqinit ka rënë pre e grabitjes mesditën e sotme. Mësohet se Skënder Beqiri 75 vjeç është grabitur nga një çift bashkëshortë...

19:03

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI