Flash

Thaçi i bën avokatinë Ramës: Burrështetas! Mos e akuzoni kot për çështjen e kufijve!

Lapsi.al 9 May 2019
Thaçi i bën avokatinë Ramës: Burrështetas! Mos e

Cili ka qenë roli i Edi Ramës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe sidomos në idenë e ndryshimit të kufijve? Kësaj pyetjeje i janë dhënë përgjigje të shumta dhe po kaq të shumta janë edhe raportimet se kryeministri shqiptar ka lëvizur për shumë kohë në prapaskenë në këtë çështje.

Ai që e mënjanon nga të gjitha akuzat është Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Në intervistën e tij për emisionin “Opinion”, Thaçi nuk i kurseu elozhet për qëndrimin që ka mbajtur Rama.

“Roli i Ramës ka qenë shumë konstruktiv, shumë bashkëpunues, pa marrë anë dhe pa interferuar. Shkoi në Beograd dhe foli si asnjëherë një lider shqiptar, burrështetas që i tha në sy Vuçiçit që të njohë Kosovën.

Ai nuk ka marrë pjesë në takime mes nesh dhe Serbisë, thjesht ka mbështetur pozicionin e Kosovës. Sa i përket takimit të Ramës në Serbi, unë nuk kam qenë aty, por besoj në atë që ka thënë në konferencën për shtyp që ka mbrojtur Kosovën.

Nuk e di në ka folur me Vuçiçin. Nuk më ka thënë gjë. Kemi folur gjerë e gjatë bashkë për gjetjen e një marrëveshjeje” - tha Thaçi duke mos i kursyer fjalët e mira për të parin e qeverisë së Tiranës. Mesa duket Thaçi i “ktheu borxhin” Ramës që pak kohë më parë i quajti “gomarë” ata që e akuzonin Thaçin si tradhtar.

Intervista në “Opinion” nxori në pah edhe linjën e krahut Thaçi – Rama. Duket se tashmë Kryeministri shqiptar dhe Presidenti i Kosovës kanë hedhur pas krahëve edhe përplasjet e vitit 2016. Në atë kohë Prishtina nuk e shihte me sy të mirë afrimin e Ramës me Vuçiçin. E fortë në atë kohë ishte deklarata e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj që i kërkoi Ramës të mos fliste në emër të Kosovës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Peqin, dhunohet dhe grabitet një tregtar

Një tregtar rrobash në qytetin e Peqinit ka rënë pre e grabitjes mesditën e sotme. Mësohet se Skënder Beqiri 75 vjeç është grabitur nga një çift bashkëshortë...

19:03

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI