Flash

Tentativa për grusht shteti, dënohen dy liderë të opozitës në Mal të Zi

Lapsi.al 9 May 2019
Tentativa për grusht shteti, dënohen dy liderë të

Gjykata e Lartë e Podgoricës ka urdhëruar burgimin e 13 personave të akuzuar si grushtshtetasit e 16 tetorit 2016.

Masa me 5 vite burg u caktua edhe për dy kryetarët pro-rusë të opozitës, Andrija Mançiç i "Partisë Demokracia e Re Serbe" dhe Milan Knezeviç i "Partisë Demokratike Popullore".

Ndërkaq, ndër të akuzuarit e tjerë, nëntë janë shtetas serbë, dy rusë dhe 1 malazez.

Kryegjyqtarja Suzana Mugosa tha të enjten se të pandehurit në ditën e zgjedhjeve të kaluara parlamentare kishin komplotuar së bashku me dy operativë të shërbimeve sekrete ruse, që të rrëzonin qeverinë e atëhershme të presidentit Milo Gjukanoviç.

Dy kryetarët e partive opozitare dyshohet se kishin rekrutuar elementët agresivë për protestat para parlamentit dhe mbanin kontakte me organizatat kriminale jashtë vendit.

Sipas prokurorisë, objektivi i tyre ishte vrasja e ish-kryeministrit Gjukanoviç dhe instalimi i një lidershipi prorus i cili do të parandalonte hyrjen e Malit të Zi në NATO.

Kremlini vazhdimisht e ka mohuar përfshirjen në trazira, edhe pse e kundërshtoi anëtarësimin e vendit në aleancën ushtarake në vitin 2017.

Ndërsa opozita malazeze e ka cilësuar procesin gjyqësor si të motivuar politikisht dhe ka premtuar se do ta apelojë vendimin.

Një ditë më parë, pakica parlamentare paralajmëroi se një vendim i gjykatës në disfavorin e tyre do e destabilizonte vendin.

Të këshilluara

Gjykata jep vendimin për Klevis Balliun

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, i cili u arrestua në protestën e banorëve të Astirit duke kundërshtuar projektin e Unazës së Re, është përballur sot me vend...

15:23

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI