Flash

SHBA paralajmëron sanksione të reja ndaj Iranit

Lapsi.al 9 May 2019
SHBA paralajmëron sanksione të reja ndaj Iranit

SHBA po planifikon së shpejti sanksione shtesë ndaj Iranit, tha një zyrtar i lartë në Shtëpinë e Bardhë, pasi Teherani njoftoi se do të reduktojë disa kufizime mbi programin e tij bërthamor.

Tim Morrison, asistent special i kryetarit dhe drejtor i lartë për armë të shkatërrimit në masë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, tha në një konferencë shtypi se Uashingtoni “nuk ka përfunduar”, me futjen e sanksioneve kundër Iranit.

“Së shpejti prisni më shumë sanksione. Dhe kjo shumë shpejt”, porositi Morrison.

Presidenti iranian Hassan Rouhani paralajmëroi më herët se Irani do të pushojë t’iu përmbahet disa pjesë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 dhe i dha një afat prej 60 ditësh nënshkruesve të tjerë të marrëveshjes për të përmbushur detyrimet e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për sektorin bankar dhe të naftës.

Ai paralajmëroi se Irani do të vazhdojë me nivele të larta të pasurimit të uraniumit nëse fuqitë botërore nuk i mbajnë premtimet e dhëna në kontekstin e marrëveshjes bërthamore e arritur në vitin 2015.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI