Flash

Presidentja kroate: BE është e paplotë

Lapsi.al 9 May 2019
Presidentja kroate: BE është e paplotë

Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarović gjatë vizitës së saj në Tiranë, në kuadër të Samitit të Brdo-Brijunit, ka komentuar rrugëtimin që i duhet vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në BE. Kitaroviç u shpreh që anëtarësimi në familjen europiane duhet të niset nga të dyja palët, si nga shtetet e interesuara ashtu edhe nga vetë BE.

“Miq të mirë, zonja dhe zotërinj, mirëdita të gjithëve, është një kënaqësi të jem në Tiranë për këtë takim, për samitin …. Desha të falënderoj shumë Presidentin e Shqipërisë zotin Ilir Meta. Keni qenë një mikpritës shumë i mirë, është kënaqësi për ne. Nuk jeni shumë afër këtij rajoni, është kënaqësi të shikosh presidentin e Polonisë që ka zgjedhur të jetë pjesë e  platformës . Kjo do vazhdojë të sjelli vëmendje të veçantë te kjo pjesë e Europës, ka gjithashtu edhe mungesë interesi, ka të bëjë me publikun. Jemi duke vazhduar për ta çuar para këtë proces, për ta bërë pjesë të platformës europiane.

 Ne harrojmë që BE është e paplotë, nuk duatë përmend fjalën bashkim, por përfshirje dhe konsolidimin. Kjo konfirmoi përkushtimin tonë, ne u bashkuam me vendet kandidate, diskutimet që patëm rreth çështjeve të hapura dhe ne shpresojmë ta vazhdojmë si proces, për zgjedhjen e probleme të hapura që kemi me njëri tjetrin. Unë jam e shqetësuar mbi një lloj progresi të paarritur, nuk mund të shtyp butonin e përfshirjes në BE. Negociatat do të vijojnë me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, gjithashtu dëshirojmë të shikojmë Bosnja Hercegovinën  si vend kandidat. Ne jemi dhe mbështesim një proces të mbështetur mbi meritën. Unë jam e frikësuar mbi situatën që jemi tani, ne duke krijuar një vakum të rrezikshëm për Europën Juglindore, ky vakum duhet të plotësohet dhe duhet të mbushet me influencat e atyre palëve që janë shqetësuese për rajonin. Ne do vazhdojmë të punojmë së bashku për të arritur këtu, gjithashtu reformat nuk janë diçka që Brukseli jua kërkon juve, por është diçka që duhet bërë. Kroacia do të marrë Presidencën rreth gjysmën tjetër të vitit 2020. Pra zonja dhe zotërinj dëshiroj ta mbyll me ju me fjalët: Duhen dy veta që të kërcejnë tango, duhet të merrni hapat tuaja, muzika është duke u luajtur, ta kryejmë këtë. Faleminderit.”- u shpreh Kitaroviç.

Të këshilluara

Nis samiti i Brdo-Brijunit

Ka nisur sot në Tiranë samiti i Brdo-Brijunit, i organizuar nga Presidenti Ilir Meta ku janë mbledhur edhe lidërët kryesorë të Ballkanit dhe përfaqësues të lart...

09:32

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI